Letër publike e shoqatave, partive dhe mediave shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Pas shumë reagimeve nga qytetarët dhe kontakteve të zhvilluara me sruktura të ndryshme të jetës shoqërore, duke pas parasysh situatën e tensionuar dhe krizën e thellë ekonomike, në këto momente kur jemi në vigjile të festës fetare të sakrificës, simbolikë e së cilës është sakrifikimi i interesit material, në dobi dhe shpëtim të vlerave hyjnore, madhore dhe shpirtnore, të mbështetur nga përfaqësues të jetës shoqërore, kulturore, arsimore dhe politike:

• Unioni i Studentëve nga disa Universitete në vend;
• Institucionet Fetare të Bashkësisë Islame;
• Subjektet Politike;
• Shoqëria Civile e përfaqësuar nga Organizatat Joqeveritare;
• Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së;
• Grup i Intelektualëve Individual;
• Mediumet;

Dalim me këtë:

D E K L A R A T Ë P U B L I K E

Në kohë thatësire, kur rretë takohen dhe bashkohen në qiell, atëherë mund të presim shi, freski dhe begati në tokë.

Nëse në këtë jetë, një popull dinë të bashkohet në vendin e vet, atëherë ai është i fuqishëm, i pathyeshëm, i vetëdijshëm dhe shpresë e vetme pa mëdyshje, që garanton paqën, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për ardhmërinë e rinisë dhe mbarë qytetarëve të saj.

Nëse njeriu e bënë vetëm ate që i kërkohet, ai nuk është tjetër përveç një robot dhe rob i punës së caktuar nga patroni i tij. Por, nëse njeriu bënë vepra më shumë se sa kërkohet dhe pritet nga ai, atëher ai ka tejkaluar veten dhe vetëm atëherë mund të ndjehet njeri i lirë.

E kaluara historike dhe e përjetimeve të popullit tonë në periudha të ndryshme kohore, na ka mësuar si duhet të ruajm unitetin, solidaritetin dhe humanizmin mes vete.

Që nga Traktati i Shën Stefanit dhe deri tek deklarata e fundit e Sinodit Z. Stefanit, , gjithmonë është tentuar që Rusia të bëhet zot i Ballkanit.

Ne, në mënyrë tepër korekte dhe të sinqertë, me qëllimin më të mirë i drejtohemi opozitës maqedone:

Nëse krahët dhe flatrat e juaja janë të shkurta, mos pandehni të fluturoni shumë larg dhe aq lartë, sepse do të hasni në fatkeqësi të ndryshme dhe të natyrshme. Nëse nga mesi juaj ka nga ata që dëshirojnë të eliminojn fatkeqësitë, atëherë bëhuni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në përzgjedhjen e miqve të duhur.

Në këtë kohë kur burimi i trazirave për destabilizim të vendit, vjen nga qarqe shoveniste dhe ultra nacionaliste Sërbe, me rekomandim të Rusisë agresore, atëherë iu drejtohemi subjekteve politike shqiptare që të tregojnë pjekuri më të lartë politike dhe shigjetat helmuese mos i drejtojnë drejt vëllezërve të tyre të një kombi dhe gjaku, por le ti drejtojnë andej nga është caku.

Largpamësia politike dhe zemërgjërësia si shqiptar që e kemi, na bëri vizionar para faktorit ndërkombëtar, ku me ndikimin dhe ndërmjetësimin tonë si shqiptar, për herë të parë ulemi në tavolinën e bisedimeve serioze në sëndërtimin e fqinjësisë së mirë, duke eliminuar barrierat e deritanishme, të cilat ishin pengesë e rrugëtimit drejtë integrimeve të reja.

Edhe pse gjuha shqipe akoma nuk e ka gjetur vendin e duhur të saj në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjuha e shqiptarëve dhe prezenca e tyre, është dhe mbetet garanca e vetme për ardhmërinë e këtij shteti.

Qarqet e disa politikanëve kokë nxehur dhe të ngarkuar në baza etnike dhe fetare është mirë të ulin gjakrat e tyre, ngase e kishin mundësinë e tyre që para dy dekadave të dëshmojnë forcën e tyre me formacione profesionale policoro – ushtarake.

Rinia e Shkupit, që i përket Kryeqytetit kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve, vazhdon të mbetet shembull i përfaqësimit të lëmive nga dy nobelistët shqiptar nga Maqedonia e veriut, të dëshmuar për shkencë dhe humanizëm, andaj niveli i rinisë shqiptare, asnjëher nuk mundet dhe nuk duhet të provokohet nga grupe të ndryshme huliganësh, ngase këta huliganë janë viktimë e familjeve të tyre politike, të cilët ndër dekada e kanë helmuar popullatën e tyre me dozën e nacionalizmit dhe të shovenizmit maqedon.

Edhe njëherë jemi dëshmitarë se në RMV, akoma prokuroria, gjyqësia dhe Ministria e Punëve të Brendëshme janë selektive, duke reflektuar racizëm në rradhët e tyre.

Ata të cilët nuk dinë ta vendosin të sotme, nesër do të jenë vonë.

Për shqiptarët, nuk është aspak me rëndësi ku kemi lindur, por është shumë e rëndësishme ku dëshirojm të vdesim.

• Unioni i Studentëve ​​-​Nermine Hamidi;
• Institucionet Fetare ​​-​Prof. Dr. Qani Nesimi;
• Grup i Intel. Individual​-​Diplomat Daim Ilazi;
• Partia Politike Besa​​-​Prof. Faruk Avdiu;
• Partia Politike ASH​​-​Jur. Zylfi Adili;
• Shoqëria Civile​​- ​Prof. Arbër Kadriu;
• SHVL UÇK ​​​-​ Kryetar Daim Hiseni
• Mediumet ​​