Letër Zaevit nga Shtëpia e Bardhë, ja porosia e Uashingtonit

0

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Pence i dërgoi një letër kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, në të cilën ai shprehu mbështetjen e vazhdueshme në këtë moment vendimtar për vendin.

Në letër, Pence thotë se është nder për të takohet me kryeministrin Zaev më 20 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington dhe se ai e vlerësoi mundësinë për të diskutuar së bashku implementimin e Marrëveshjes së Prespës.

Në letrën e tij, nënpresidenti Pence vlerëson angazhimin për arritjen e marrëveshjes, ndërsa thekon se 90 për qind e atyre që votuan në referendum e miratuan marrëveshjen e Prespës dhe në këtë mënyrë kanë konfirmuar angazhimin për të ardhmen evropiane të Maqedonisë.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë angazhimin tuaj për siguri dhe stabilitet më të madh në rajon. Të jeni të sigurt për mbështetjen time të vazhdueshme në këtë moment vendimtar për vendin tuaj”, thuhet në letër.