Letra e fundit e Adem Jasharit (VIDEO)

ina-online
ina-online

28/11/2023

Si filloi lufta në Kosovë e çfarë shkruante në letrën e fundit të komandantit legjendar, Adem Jashari.

Në nëntor të vitit 1997 në Vojnik të Skënderajt u zhvillua beteja e parë mes ushtarëve të UÇK-së dhe forcave serbe. Ajo betejë u dokumentua në një letër, e cila është e fundit e nënshkruar nga komandanti legjendar Adem Jashari.

Po i thom ‘’Abedin, na erdhën’’. Tha ’’përhajr na koftë’’. E ka kapë kallashin e kemi dalë qitu. Ja kemi nisë pa u tremb asnitrohë.

Kështu e filloi betejën e parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës për lirinë e vendit.

Në këtë shteg, Hamit Ahmeti bashkë me komandantin Abedin Rexha dhe familjarët e tyre luftuan përreth dy orë me forcat serbe.

Masi kanë ardhë forcat jemi dalë në atë anën anej. Edhe jemi shku qashtu t’u rezistu me ta, prej ktuhit deri te ato shpiat e fshatit Vojnik lagjja Kottorri thirret, në atë pjesë jena nalë, po as kta sun na kanë ardhë ma afër.

Derisa në këtë fshat të Skenderajt u erdhi në ndihmë komandanti legjendar Adem Jashari së bashku me shokët e tij.

Kështu, forcat serbe u tërhoqën sapo errësira mbuloi tokën.

“Na kanë ardhë forcat prej Skënderajit, na të pestit qitu kemi rezistu derisa na ka dalë në ndihmë Adem Jashari, Sulltan Selimi, Jetullah Geci edhe shumë do shokë të tjerë”, tha Hamit Ahmeti, banor i fshatit Vojnik në Skënderaj.

Por trupat serbe u kthyen sërish të nesërmen.

Megjithatë ushtarët e banorët ishin gati për rezistencë.

Në këtë vend u caktuan grupet që do të zënë pritat, por edhe vëzhguesit për lajmërim. E e gjithë ngjarja që ndodhi mes ushtarëve të UÇK-së dhe forcave serbe në nëntorin e vitit 97 në Vojnik të Skënderajt u dokumentua përmes një letre, të nënshkruar nga Adem Jashari dhe mbi 20 ushtarë.

E kjo letër e grupit të Drenicës iu drejtua Lëvizjes Popullore të Kosovës.

“Letra ka ardhë në dhjetor të vitit 97, natyrisht në kohë lufte shumë gjëra kanë qenë vetëm për strukturat e organizuara, siç ka qenë edhe kjo letër, siç kanë qenë edhe letrat e kalimet tjera sepse në atë kohë shumë gjëra kanë qenë brenda strukturave të veçanta, brenda njerëzve që është dashur ta dinë këtë punë dhe pas luftës kur gjërat filluan të relaksohen dhe duke parë ato materialet që ishin mbledhë në kohë vendosëm që të publikojmë këtë letër të fundit të Adem Jasharit”, deklaroi Bedri Islami, Kryetar i Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Islami tregon edhe për mesazhet e përçuara përmes asaj letre.

“Adem Jashari tërheqë vëmendje shokëve që janë jashtë Kosovës që merreshin me mbështetjen logjistike dhe mbështetjen politike që duhet të bëjnë më shumë. Pra duhet të bëjnë më tepër për t’iu përshtatur nivelit të atij organizimi dhe mobilizimi që kishte Kosova”, tregon Islami.

Rreth katër muaj pas kësaj letre Adem Jashari dhe e gjithë familja e tij në një betejë disa ditore me forcat serbe ra në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Albin Kurti Shkup

​Kurti: Ballkani Perëndimor është i kërcënuar nga shteti serb

reuten

Reuten: Sanksionuam Kosovën, jo agresorin – duhen hapa ndaj Vuçiqit e Dodikut

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

nexhmedin spahiu

Spahiu publikon disertacionin e doktoraturës në matematikë, paralajmëron se do t’jua nxjerrë “notat e dobëta” disave

vjosa osmani ushtria fsk

Kërkohet shërbimi ushtarak në Kosovë pas kërcënimeve të Serbisë

Kurti

Kurti: “Lista Serbe” e lidhur me Vuçiqin dhe Putinin

Vjosa Osmani Erdogan

Osmani falënderon Erdoganin për mbështetjen ndaj Kosovës

Hovenier Kurti

Dialogu për dinarin, Hovenier vjen me një kërkesë për Qeverinë – ja kë kërkon në takime!

INFO

NA NDIQ