Letra lamtumirëse e senatorit McCain

0

Senatori republikan John McCain, një nga politikanët amerikanë më të përkushtuar së pari për çlirimin e Kosovës dhe më pas për pavarësimin dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, ka vdekur të shtunën i rrethuar nga familja e tij.

Ai kritikonte ashpër presidentin Donald Trump, që ai thotë se nuk po u përmbahet vlerave amerikane

Në një libër lamtumire me kujtime, senatori thotë se presidenti Trump “nuk ka pranuar të bëjë dallimin mes veprimeve të qeverisë sonë dhe krimet e qeverive despotike”.

Libri i McCain titullohet “Vala e pandalshme: Kohë të mira, kauza të drejta, luftra të mëdha dhe vlerësime të tjera.”
McCain, ish i burgosur lufte në Vietnamin e Veriut në vitet 1960, ish kandidat republikan që humbi garën për president në vitin 2008 dhe i zgjedhur gjashtë herë si senator i shtetit Arizona, thotë se nuk ndien keqardhje për faktin që ky do të jetë mandati i tij i fundit në Senat, për shkak të sëmundjes.

Letra lamtumirëse e McCain:

Unë jam njeri më i lirë sesa kolegët që do të përballen përsëri me votuesit. Mund të them atë që kam në mendje pa pasur shumë frikë për pasojat. Mund të votoj sipas ndërgjegjes sime pa u shqetësuar. Por nuk mendoj se jam i lirë të shpërfill dëshirat e zgjedhësve të mi, përkundrazi. Nuk dua të dëmtoj të ardhmen e partisë sime. Por ndjej një përgjegjësi të ngutshme për t’u dhënë amerikanëve gjykimin tim më të mirë. Para se të largohem, – shkruan McCain, – do të doja të shihja që politika jonë t’u rikthehet qëllimeve dhe praktikave që e dallojnë historinë tonë nga historia e vendeve të tjera.” “Do të doja të shihja rikthimin tek ndjesia se ne jemi më shumë të ngjashëm sesa të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ne jemi qytetarë të një republike të ndërtuar nga ideale të përbashkëta të farkëtuara në një botë të re për të zëvendësuar armiqësitë klanore që torturonin botën e vjetër.