Lëvizja antibixhoz edhe më tej kërkon largimin e lojërave të fatit nga kopshtet, universitetet dhe objektet fetare

Iliria News Agency
Iliria News Agency

09/02/2023

Lëvizja antibixhoz e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për Projektligjin që parasheh zhvendosjen e objekteve të lojërave të fatit 500 metra larg shkollave, por thonë se kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara për llojet e tjera të objekteve.

Në një konferencë për shtyp sot ata kujtuan se ende i qëndrojnë kërkesave të tyre – dislokim e objekteve të lojërave të fatit tre kilometra larg zonave të banuara. Vërejtje kanë edhe për projektligjin e Qeverisë.

“Disa gjëra filluan të lëvizin nga pika zero. Por, me këtë ligj të propozuar mundësohet afrimi i kazinove dhe bastoreve pranë universiteteve. Largimi nga universitetet nuk përmendet në projektligj. Pyesim veten ku janë kopshtet, ku janë institucionet publike. Kjo kërkesë është para shtatë vitesh, kemi dhënë dy amendamente, në një kohë janë pajtuar, që të mos ketë lojëra fati para objekteve fetare, qendrës së qytetit, kopshteve dhe të gjitha institucioneve të tjera, e përsërisim që duhet të vendosen edhe ato objekte. Të mos lejohet t’u afrohen atyre objekteve”, theksoi Xhemal Abdiu, nga Lëvizja antibixhoz.

Nga Lëvizja antibixhoz porositën se është shteti dhe institucionet që nuk duhet të lejojnë kumarin dhe bastet ilegale nëse mbyllen objektet, siç paralajmëruan shoqata e organizatorëve dhe shoqatat e punonjësve të lojërave të fatit.

Lëvizja antibixhoz theksoi se është shteti dhe institucionet që nuk duhet të lejojnë kumarin dhe bastet ilegale nëse mbyllen objektet, siç paralajmëruan shoqata e organizatorëve dhe shoqatat e punonjësve të lojërave të fatit.

“Është hera e parë që jemi në të njëjtën gjatësi vale me ata, por me qëndrime diametralisht të kundërta, ata janë të pakënaqur, ne jemi të pakënaqur, por ne u bërtasim qytetarëve dhe i mësojmë se jeta nuk është një kub, nuk bëhet fjalë. 10 mijë të punësuar, por rreth njëqind mijë të papunë dhe prandaj është një problem i vogël sepse po dukemi si në Kosovë dhe Shqipëri. Ata do të zhvendosen në punë të tjera”, thotë Xhemal Abdiu.

Nga Lëvizja përkujtuan se shtatë vite më parë kanë propozuar që të ketë zona të gjelbra jashtë zonave të banuara ku do të funksionojnë objektet e lojërave të fatit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1059

Reagimet nga SHBA, Franca, Britania dhe Egjipti

raketa

Izraeli: Do përgjigjemi ndaj çdo shteti që lejon kalimin e dronëve nga Irani

IMG_1058

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

bujar osmani

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Osmani: Dje paralajmërova, t’i themi stop fushatës së zezë dhe luftës hibride

IMG_1055

Mexhiti në Kumanovë: Na duhen njerëz që punojnë, e jo që flasin dhe zhvasin

IMG_1054

Taravari: Fitorja jonë vjen për shkak të bashkimit, nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimit

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

INFO

NA NDIQ