Lëvizja Besa: Qeveria zhvillon biznesin e kazinove – harron rrugët që lidhin shqiptarët!

ina-online
ina-online

14/10/2023

Lëvizja Besa ka akuzuar partitë e pushtetit për mungesë dhe zvarritje të investimeve kapitale në rajonet ku jetojnë shqiptarët.

Besar Durmishi nga kjo parti theksoi se qeveria sjell vendime për hapje dhe zhvillim të biznesit të kazinove, duke lënë pas dore, siç thonë nga kjo parti, qytetarët që rrezikojnë jetën në rrugë të vjetra, të shkatërruara e pa standarde.

“Me dekada të tëra në Qeveri, BDI vetëm ka premtuar zhvillim infrastrukturor, por nuk ka realizuar asgjë. Vendi është i lidhur me autostradë me Greqinë, Bullgarinë e Serbinë, por kurrë nuk arriti të lidhet edhe me Kosovën dhe Shqipërinë. Autostrada Kërçovë – Ohër, mbetet vetëm një premtim dhe projekt nga i cili BDI si pjesë e pushtetit vetëm po zhvat qytetatët duke ribuxhetuar dhe ridedikuar qindra miliona euro për këtë autostradë që për dhjetë vite s’po përfundon. Njejtë edhe me autostradën Shkup – Bllacë. Dhjetëra afate të premtuara për ndërtim dhe ende nuk janë përfunduar as 2 kilometrat e parë. Këto janë fakte që kur bëhet fjalë për investime kapitale tek zonat shqiptare, BDI e para për të premtuar, por e fundit për të realizuar”, thotë Besar Durmishi nga Lëvizja Besa.

Sipas Durmishit, Qeveria e Maqedonisë do ta ketë të njejtën qasje edhe për rrugën tetovë – Prizren, për të cilën, siç thotë ai, Qeveria e Kosovës i ka filluar të gjitha procedurat.

“I bëjmë apel Qeverisë, që nëse nuk është e gatshme dhe nuk dëshirojnë të lidhin shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës me autostradë, le t’ia japë kompetencat Komunës së Tetovës, dhe kjo dëshirë e qytetatëve do të bëhet realitet shumë shpejt, siç u bënë realitet dhjetëra rrugë komunale, që kur Lëvizja BESA udhëheq pushtetin lokal”, deklaroi Durmishi.

Lëvizja Besa pyet funksionarët e BDI-së se ku përfundojnë paratë e buxhetit shtetëror që duhet të investohen në autostrada.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

LEN lidhja evropiane per ndryshim

LEN kërkon nga pushteti përgjigje: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”?!

besa

Lulzime Ameti: Vendbanimet shqiptare pa autostrada, Qeveria prioritet kazinot

kurti vucic

Plani 6 miliardësh i BE-së, Kosova dhe Serbia përfitojnë vetëm nëse zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit e Asociacionin

kufi-bllace

Vikendi i zgjatur, shkakton kolona kilometërshe në kufirin e “Bllacës”

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Në gjurmët e Shën Kliment Ohrit, gjuha maqedonase është bërë realitet në Evropë dhe në botë

rusko

Ruskovska: Hetimi fillimisht duhet të vërtetojë qëllimin për vrasjen e Pançes dhe Vanjës

Talat Xhaferi

Xhaferi: Festat kombëtare na tregojnë se duhet të ruhet trashigimia shpirtërore

Carshia-e-Shkupit

Maqedoni/Hoxhallarët para politikanëve, besim i ulët në institucionet e shtetit

S-600x360

Në samiti BE – Ballkani Perëndimor, Kosovës e Serbisë do t’i bëhet thirrje për normalizim

INFO

NA NDIQ