Lëvizja BESA: BDI nuk po i sheh koalicionimet e saj proruse me “Levicën”

Picture of designer@fetishimedia.ch

28/01/2023

Lëvizja Besa thotë se është e përkushtuar në proceset europiane.

“Vizioni ynë politik si Lëvizja BESA gjithmonë ka qenë pro-perëndimor dhe në asnjë moment nuk kemi pasur huti gjatë idealit tonë. Edhe në momente të vështira procesi integrues i vendit ka qenë prioriteti ynë, duke mos vendosur kushte apo të bëjmë propagandë ashtu siç po bën BDI gjatë gjithë kohës. Poashtu, e ardhmja jonë nuk mvaret nga asnjë subjekt tjetër politik, pasi forca dhe burimi ynë janë qytetarët e vendit. BDI gjatë këtyre 20 viteve ka qeverisur herë me VMRO-në për të cilën z.Ahmeti thotë se është kundër ndryshimeve kushtetuese, e herë me LSDM. Rezultati dihet, jemi larg evropës pasi krimi dhe korrupsioni i ka gëlltitur institucionet shtetërore, prokurorinë, arsimin dhe gjykatat. 20 vite pushtet, 20 vite dështim, për këtë duhet të jap llogari Ahmeti dhe BDI, e jo të thotë shpifje e gënjeshtra për t’a mbuluar zjarrin dhe dështimet në partinë e tij.

Lëvizja BESA edhe njëherë rikonfirmon qëndrimin e saj se do t’i përkrah ndryshimet kushtetuese, pasi rruga e vendit është drejt BE-së dhe askund tjetër. Ne nuk mbajmë ISO-në e askujt, ne jemi zëri i popullit. BDI dhe “Levica” pro ruse është mirë t’i shohim koalicionet e tyre në pushtetin lokal”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA. (INA)

TË FUNDIT

MASH: Deri më 5 dhjetor studentët mund të aplikojnë sërish për subvencione për ushqimin

Kasami në takim me udhëheqësit e rinj të SPB Tetovë: Rregullimi i trafikut dhe kaosit në qytet është prioritet

Zëvendësministri Iseni në SPB Kumanovë: Policia nuk do të lejojë cënimin e sigurisë së asnjë qytetari

BDI: UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë ministre Janevska!

Janevska: Inspektorati do të zbardh të gjitha zhvillimet në shkollën e Çellopekit

Sllovenia, destinacioni më i shpeshtë për punëtorët e vendit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË