Lëvizja BESA: Dështimet e BDI-së nuk mbulohen me improvizime! Raporti me Tiranën zyrtare i pa diskutueshëm

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

10/01/2023

Vija mes të qenit i dobishëm në një situatë të ngushtë, për dikënd, dhe të qenit i përdorur është shumë e hollë, andaj, kujdes! Artan Grubi por edhe Ali Ahmeti, sa herë që mbeten në udhëkryq nga mos dija se si të menaxhojnë situatën e krijuar në Qeveri, ata kërkojnë ndihmën e Edi Ramës, ose më shkurt thënë, e përdorin kryeministrin shqiptarë për ti ndihmuar ata për të dalë nga situata. Edhe kësaj here, Artan Grubi dhe Ali Ahmeti, duke mos ditur se si të gjinden në këtë situatë të krijuar politike në Mqedoninë e Veriut, ata iniciuan gjoja se një takim me kryeministrin shqiptar, duke e përdorur edhe një herë atë dhe autoritetin e tij, për t’i nxjerrë nga balta ku janë zhytur tash e dy dekada.

Është pikërisht kjo, arsyeja që Lëvizja BESA dhe Kryetari Bilall Kasami, nuk do të ulet në një tavolinë me ata që dështuan të drejtojnë qeverinë në vend. Tani, në vend që të dalin para popullatës të kërkojnë falje dhe të shpallin zgjedhjet e parakohshme, ata kërkojnë sërish ndihmën e Edi Ramës. Ne ishim gjashtë vite më parë tek Edi Rama në takim, ku edhe u zotuam për realizimin e disa pikave me interes për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por kjo marrëveshje, mbeti në shqipëri dhe këndej kufirit asnjëherë nuk e pa dritën. Sepse, kështu vendosi Artan Grubi dhe Ali Ahmeti. Kemi kërkuar disa herë takim të përbashkët të liderëve politik, por nuk u realizua. Kërkuam edhe sqarim për mos realizimin e këtyre pikave për të cilat u zotuam, edhe kjo nuk u sqarua, tani bëhet pyetja, përse është e nevojshme të ulemi sërish bashkë me këta njerëz, kur me përfundimin e takimit e dimë se përfundon gjithçka. Këtë sqarim e pamë të nevojshëm ta bëjmë si Lëvizje BESA, sepse numrat e atyre që i besojnë Lëvizjes tonë gjithnjë e më shumë rriten, andaj, dhe pamë të nevojshëm këtë sqarim për ta por edhe për opinionin më të gjerë.

Lëvizja BESA dhe Bilall Kasami, sa herë që frekuentojnë Tiranën zyrtare, hasin në një mikpritje të ngrohtë andaj dhe këtë mikpritje do e kemi sërish, shumë shpejtë në një takim me zotin Rama, por si parti serioze, si parti e cila bën koordinim dhe jo si parti e cila në emër të koordinimit apo ndihmës që kërkon, shfrytëzon për interesa personale edhe Tiranën zyrtare por edhe kryeministrin shqiptarë.

E sa për dështimet e partisë në fjalë, sot nuk do flasim, sepse bëhemi tepër. Na mjaftojnë që ti dëgjojmë shpalosjet e dështimeve të partisë së Ahmetit, nga vetë anëtarët e saj të pakënaqur, që nxjerrin në pah çdo ditë e më shumë dështimet e partisë së tyre në çdo segment. Një parti e cila nuk është në gjendje ta përfundojë me dekada të tëra një projekt më madhor për shqiptarët, nuk presim që ta rregulloj statusin e shqiptarëve në RMV, andaj, sa humbni kohë dhe përdorni njerëz për t’u nxjerrë nga situata, shpallni zgjedhjet e parakohshme, sepse pas tyre, vërtetë do vijnë në qeveri njerëz që kanë ide dhe vizion jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë që jetojnë në nënqiellin e Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja BESA
10.01.2023

TË FUNDIT
2 orë
Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)
2 orë
Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova
3 orë
Ilir Meta: Ja pse e mbështeta VMRO-DPMNE-në?
4 orë
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
5 orë
Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë

ME TE LEXUARA

11 orë
Deputetja shqiptare do ta udhëheq seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare
9 orë
Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe
7 orë
Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!
6 orë
Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor
1 ditë
Rivotim në Zhelinë, Gjykata vendosi, VLEN: Drejtësia fitoi
5 orë
Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë
16 orë
Paradite mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut pritet shi dhe bubullima
4 orë
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
15 orë
Qëndroi ulur kur Kurti hyri në zyrën ku ndodhej edhe O’Brien, Rama flet për fotografinë që u bë virale

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)

IMG_2207

Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova

meta

Ilir Meta: Ja pse e mbështeta VMRO-DPMNE-në?

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive

Screenshot-31

Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë

IMG_2195

Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

Gordana Siljanovska Davkova

Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!

Screenshot_2024-05-18-15-32-20-219_com.android.chrome-edit

Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe

IMG_2192

Deputetja shqiptare do ta udhëheq seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare

INFO

NA NDIQ