Lëvizja Besa: Edhe ky vit shkollor pa libra

Picture of INA
INA

01/09/2023

Krimi i këtij pushteti nuk mbetet vetëm në tenderët, por sa shkon rritet edhe në përmasa më të mëdha. Kjo më së miri dëshmohet sot, kur fillon viti i ri shkollor dhe nxënësit, sidomos të klasave të 3-ta dhe të 5-ta nuk kanë libra.

Ky dështim i Qeverisë si dhe i Ministrisë së udhëhequr nga Jeton Shaqiri i cili është kuadër i BDI-së dhe Ramiz Merkos, është krim edhe më i madh se tenderët për kompanitë donatore të BDI-së dhe Qeverisë. Kjo për faktin se të gjithë e dimë shprehjen se “Nëse dëshiron të vrasësh një popull të tërë, lëre të pa arsimuar”.

Kështu vepron qeveria e Ali Ahmetit dhe Dimitar Kovaçevskit. Duke punuar e menduar vetëm për pasurimin e familjarëve dhe kompanive të tyre, ata i lënë fëmijët pa libra.

Imagjinoni, në ditën kur fëmijët duhet të gëzohen në ditën e parë të shkollës, dhe të marrin librat, ata kthehen në shtëpi me çantat boshe.

Ky është një krim për të cilin institucionet përkatëse duhet të kërkojnë përgjegjësi nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe nga ministri Jeton Shaqiri.

Nga po ky ministër, i cili, në vend që të kishte gjetur zgjidhje për librat e nxënësve, ai kujdesej për atë se si tua marrë kompetencat në arsim Komunave që investojnë në shkolla por nuk janë të udhëhequra nga BDI, ndërsa i mbron ata kryetar komunash që emërojnë drejtorë shkollash dhe arsimtarë me shkollë të mesme.

Është për të ardhur keq fakti që ky pushtet i cili i rrjep qytetarët duke keqpërdorur paratë e tyre përmes tenderëve me kompanitë donatore, shkon edhe një hap më tej ku vret për çdo vit ardhmërinë e nxënësve dhe të rinjve duke i lënë pa libra dhe kushte elementare në arsim.

Dhe nga ana tjetër është turp që të gjithë këtë krim dhe korrupsion ndaj qytetarëve e bëjnë në emër të integrimeve evropiane.

Lëvizja BESA i bënë thirrje Dimitar Kovaçevskit dhe Ali Ahmetit si dhe satëlitëve të tyre, le të dalin dhe të na tregojnë: Në cilin shtet të Bashkimit Evropian nxënësit nuk kanë libra për disa vite me radhë? Në cilin shtet të BE-së fillon viti shkollor pa pasur libra?
Në cilin shtet të BE-së, mund të qëndrosh ministër i Arsimit kur nuk je i aftë të sigurosh kushtet elementare për fillimin e mësimit?

Nëse nuk kanë përgjigje për këto pyetje dhe vërtetohet konstatimi jonë se kësaj qeverie më shumë i intereson korrupsioni se sa cilësia në arsim atëherë zgjidhja e vetme është dorëheqja e kryeministrit dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku LSDM dhe BDI do ta marrin përgjigjen nga qytetarët.

Për në fund, të gjith nxënësve dhe mësimdhënësve ua urojmë vitin e ri shkollor, me dëshirën më të madhe për një vit të mbarë, punë të palodhshme dhe me rezultate sa më pozitive.

TË FUNDIT
2 orë
Zjarr në burgun e Idrizovës, katër gardian përfundojnë në toksikologji
3 orë
Në UT u mbajt Simpoziumi V Shkencor “Gjurmë në kohë”
3 orë
Korrupsioni "pret" pyjet në Maqedoninë e Veriut
4 orë
Mickoski: Ahmetit, që më nënvlerësonte, do t’i japë leksione politike
4 orë
Memeti ende nuk ka dalë para gjykatësit hetues – Profili i tij ndër më i larti i një juristi në Maqedoni të Veriut

ME TE LEXUARA

1 ditë
Arrestohet kumanovari në Tetovë, ka tentuar ta sulmojë gruan e tij
9 orë
Ngjarje e rëndë në Drenas: Burri rrah partneren e tij, ajo duke ikur goditet nga një veturë
1 ditë
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit! Orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
6 orë
VLEN në qeveri/Alternativa kryeparlamentarin dhe një zv/kryeminstër
1 ditë
Mexhiti optimist: Mendoj se puna e kryeparlamentarit është e kryer
23 orë
Gruevski i reagon Izet Mexhitit
2 orë
Zjarr në burgun e Idrizovës, katër gardian përfundojnë në toksikologji
1 ditë
Do të largohen rekuizitat argëtuese në Karposh të Shkupit, konfirmon MPB

LEXO MË SHUMË

burgu-idrizove

Zjarr në burgun e Idrizovës, katër gardian përfundojnë në toksikologji

0-ballina-2-1

Në UT u mbajt Simpoziumi V Shkencor “Gjurmë në kohë”

pyje

Korrupsioni “pret” pyjet në Maqedoninë e Veriut

hristijan mickoski

Mickoski: Ahmetit, që më nënvlerësonte, do t’i japë leksione politike

ixhet memeti

Memeti ende nuk ka dalë para gjykatësit hetues – Profili i tij ndër më i larti i një juristi në Maqedoni të Veriut

fature-market

Vazhdon abuzimi me çmimet, kryesisht në produktet ushqimore

merko ramiz

Një vit pasi u vendos në listën e zezë, Ramiz Merko u paraqit në gjykatë

bilall kasami stadium

Stadiumi i Tetovës/Kasami: Vendimi i Qeverisë për ndaljen e punimeve, ‘urdhër’ nga Grubi

denari-756x420-696x387-1

Paga mesatare neto në mars 40.496 denarë

INFO

NA NDIQ