Lëvizja BESA: Gjinekologjia shndërrohet në kasaphanë – Përgjegjësi e jo arsyetime!

ina-online
ina-online

03/01/2024

Kryesuesja e Departamentit të Shëndetësisë pranë Lëvizjes BESA, Kaltrin Beqiri ka shprehur shqetësime për situatën e krijuar në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup, ku një foshnje përfundon me gisht të prerë dhe një tjetër me krah të thyer.

“Informacionet për ndodhitë e fundit në gjinekologjinë e Shkupit, janë tepër shqetësuese, që dëshmojnë mosfunksionimin e plotë të këtij sistemi shëndetësor, por edhe rrisin mosbesim dhe frikën e qytetarëve për të kërkuar shërbime në klinikat e shtetit.

A mund ta paramendojë kryeministri, ministri i Shëndetësisë, por edhe drejtoria e spitalit, se çfarë traumash po i shkaktojnë nënave të reja, të cilat vijnë të sjellin në jetë fëmijët e tyre, me gjithë të mirat që u’a fal Zoti, e nga ana tjetër ju po u shkaktoni lloj – lloj lëndimesh e dëmtimesh. Një ditë një foshnjë përfundon me gisht të prerë, foshnja tjetër me krahë të thyer e me dhjetëra raste të tjera të ndryshme të cilat janë mbuluar e nuk janë bërë publike. E me paturpësi, udhëheqësit e klinikës arsyetohen pse kanë ndodhur këto raste, ndërsa nga Ministria kanë thënë vetëm se do i hetojnë me komisione të posaçme”, theksoi Kaltrina Beqiri.

Sipas saj, kjo që ndodh është një veprim tepër anti njerëzor dhe i papërgjegjëshëm nga krerët e të dy institucioneve.

“Në vend që të tregojnë se ku qëndron problemi dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi, ata flasin për arsyetime dhe procedura. Por për ne arsyet janë të qarta. Puna e papërgjegjshme dhe joprofesionale e udhëheqësve partiak të institucioneve, frikësimi i qytetarëve për të marrë shërbim tek institucionet shëndetësore, për të cilat paguajnë taksa, e për të shkuar në spitalet private për të mbushur xhepat e pronarëve të spitaleve, të cilët janë miq dhe bashkëpunëtor të pushtetit. Por ky krim i këtij pushteti nuk do të zgjas edhe shumë. Andaj kërkojmë që urgjentisht të ketë përgjegjësi për fajtorët kryesor të të gjithë këtyre rasteve dhe dorëheqje urgjente të drejtoreshës së
spitalit. E nëse kjo nuk ndodh tani, të jeni të sigurt se do të ndodh menjëherë pas zgjedhjeve, kur pushteti do të ndryshojë dhe me institucionet do të udhëheqin kuadro profesionist dhe të përgjegjshëm të koalicionit Lidhja Europiane për Ndryshim!”, theksoi Kaltrina Beqiri nga Departamenti i Shëndetësisë i Lëvizjes BESA. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi ahmeti merko

Dega e BDI-së në Strugë a do ta pranojë Ziadin Selën si bartës të listës së përbashkët për deputetë, flet Shaqiri?

gazmend hoxha tasevski

Policia e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut bashkë në luftën kundër krimit ndërkufitar

krenar lloga

Lloga: Gjykata të veprojë njëjtë edhe me rastet tjera ku ka pasur shkelje të afateve kushtetuese

Abdush Demiri

Abdush Demiri nga opozita shqiptare u zgjodh anëtar i KSHZ-së

Talat Xhaferi

VLEN: Talat Xhaferi tradhtoi universitetet shqiptare, edhe si kryetar kuvendi, edhe si kryeministër

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Parlamenti nuk votoi zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportave të vjetra

lirim shabani jusuf ut

Universiteti i Tetovës dhe Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED), nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Oher

Paralajmërime të rrejshme për bombë në disa objekte në Ohër

Mladen cadikovski

Çadikovski në “Poligraf”: Të mos lejojmë të keqpërdoremi, gazetarët të kontrollojnë informacionet që vijnë nga politikanët

INFO

NA NDIQ