Lëvizja BESA mbështet idenë e ASH për Prokuror nga BE ose SHBA

0

Ligji i Prokurorise Publike tani më bëhet ende me i komplikuar pas rastit Zhvatja mes pozites dhe opozites maqedonase për tu votuar dhe implementuar në praktikë.

Perderisa subjektet Maqedonase l LSDM-VMRO kanë dallime per dispozita te caktuara si dhe jush do ta udhëheq Prokurinë Publike Speciale, per krim dhe korrupcion te nivelit të Lartë, Aleanca për Shqiptarët po thuajse një muaj më parë ka propozuar në vazhdimësi që kjo prokurori të udhëhiqet nga Prokuror i huaj nga shtetet e BE apo te SHBA-ve.

Edhe pse subjektet politike Maqedonase nuk u deklaruan hapur per kete ide, BDI ishte e para që kundershtoj idenë e ASH ku Lideri i BDI Ali Ahmeti u deklarua se një gjë është pa mundur pasi sipas tij Maqedonia e Veriut nuk na qenka protektorat ndërkombëtar.

Për herë të parë sot edhe Lëvizja BESA ka dalë në mbështetje publike të idesë së Aleancës për Shqiptarët që Prokurori i Prokurorise Republikane per krim dhe korrupcion te jetë i huaj duke bërë apel deri tek prokurorët e tjerë special, se, arrestimi i Janevës duhet të jetë mësim për ta.

,,Edhe njëherë rikujtojmë qëndrimin tonë se është më se e nevojshme që sistemit juridik të shtetit ti jepet një impuls shtesë dhe kjo mund të bëhet vetëm përmes një Komisioni shtetëror i udhëhequr nga SHBA dhe BE që jo vetëm do ndihmojë drejtësinë në Maqedoninë e Veriut por do vendosë edhe themelet e një gjyqësori dhe prokurori profesionale”-thonë nga Lëvizja BESA. / TetovaSot