Lëvizja BESA: Misioni i BDI-së është shkatërrimi i arsimit shqip (VIDEO)

INA
INA

30/10/2023

Lëvizja BESA sot përmes një konference me mediat ka reaguar në lidhje me arsimin në vend ku mes tjerash kanë akuzuar partinë në pushtet BDI-në se po shkatërron arsimin shqip.

”Ndodhitë e fundit me arsimin në gjuhën shqipe vulosin faktin se BDI ka mision shkatërrimin e arsimit në gjuhën shqipe dhe mbrojtjen e interesave personale. Imagjinoni, ministri i Arsimit shqiptar, zëvendësministri po ashtu shqiptar, që të dy kuadro të BDI-së, në Veles ende nuk është hapur paralelja në gjuhën shqipe. Edhe pse ministrat e BDI-së premtuan se do e zgjidhin këtë çështje, po përfundon gjysmë vjetori i parë dhe ende nuk ka zgjidhje konkrete. Ndonëse mësimin në gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta, BDI dhe partnerët e saj në Qeveri, janë të gatshëm që të shkelin edhe kushtetutën, vetëm që të dëmtohet gjuha shqipe dhenxënësit shqiptarët”, theksoi zëdhënësja e kësaj partie, Lulzime Ameti.

Sipas saj, që shkatërrimi i arsimit të jetë i të gjitha përmasave, Ministrat e BDI-së ia morën kompetencat Komunës së Tetovës për Gjimnazin Kiril Pejcinoviq, e lanë këtë shkollë pa rrymë dhe nxënësit në errësirë dhe pa mësim, por nga ana tjetër nuk guxojnë tua marrin kompetencat kryetarëve të komunave të cilën ndalojnë hapjen e paraleleve në gjuhën shqipe.

“Kjo është BDI dhe këta janë edhe partnerët e saj në Qeveri të cilët vetëm po shkatërrojnë arsimin në gjuhën shqipe dhe punojnë vetëm për të përfituar nga tenderët që të pasurohen vetë dhe familjarët e tyre Por nëse dëshirojnë ta dëshmojnë se nuk është kështu siç po shihet, atëherë kërkojmë që BDI, menjëherë të dorëzojë në Qeveri shkarkimin e funksionarëve të saj të dështuar, ministrin Jeton Shaqiri dhe zëvendës ministrin Agim Nuhiu, pasi nuk kanë aftësi të ushtrojnë detyrën e tyre. Fakt për këtë është se edhe në komunat dhe vendbanimet nga ata vijnë nuk është ndërtuar e rikonstruuar as edhe një objekt arsimor” , theksoi zëdhënësja e Lëvizjes BESA. Lulzime Ameti.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_6922

Sela: Nuk mund të shesin opozitarizëm ata që 20 vite nuk u kujtuan për shqiptarët, dhe shkelin marrëveshjet

Mexhiti gashi kasami

Gashi, Kasami dhe Mexhiti bashkëbisedim me mërgimtarët në Zvicër

Naim Murseli Liridon

Naim Murseli pranon përpara policisë se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij, 15 mijë euro i dha para dhe 15 duhej pas aktit

pendarovski-nato

Pendarovski: Maqedonia e Veriut është një vend i vogël me ambicie të mëdha klimatike

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Me një sistem tatimor efikas dhe politika pozitive, sigurojmë stabilitet financiar të vendit

Arben Taravari

Taravari sqaron gjitha dilemat dhe akuzat, ASH është faktor, do të dij si të veprojë

arben taravari

Taravari: Bota është e polarizuar, mesazhet e Lavrov janë të pritshme

Screenshot_162

Skandal në Shkup! Një grua ua mundësoi dy burrave të kenë marrëdhënie seksuale me dy të mitura, më pas i xhiroi

Bilall Kasami

Kasami: Bujari e solli Llavrovin në Shkup që të flas kundër shqiptarëve dhe Kosovës

INFO

NA NDIQ