Lëvizja BESA nga Shkupi fillon fushatën zgjedhore (FOTO)

Lëvizja BESA të hënën do të fillojë fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Njoftimi u bë sot nga shefi i shtabit zgjedhor të kësaj partie, Arjanit Hoxha.

Tubimi  do të mbahet në ambient të hapur, në sallën e sportit “Boris Trajkovski” në Shkup në ora 19.00.

Hoxha konfirmoi se BESA do të ngjadhnjejë në shumë komuna, pasi që ofron plan konkret dhe zhvillimor për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Sllogani i kësaj partie është “Me ka krejt”. Në konferencën për media u prezantua edhe zëdhënësi i shtabit zgjedhor, Faruk Avdiu, i cili në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat i ASH-së në komunën e Cairit.

Ja fjalimi i plotë i shefit të shtabit zgjedhor, Ajranit Hoxha:

Lëvizja BESA në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit i hyn garës si subjekt i mëvetësishëm duke besuar fuqishëm në vlerat dhe kapacitetin tonë politik, si një konstantë e pandryshueshme në veprimtarinë politike të Lëvizjes.

Në këto zgjedhje Lëvizja BESA garon me 11 kandidatë për Kryetar Komune si dhe me 23 lista për këshilltarë komunal, përfshirë këtu edhe Qytetin e Shkupit.

Sllogani i fushatës është “Me ka krejt”, që simbolizon seriozitetin tonë politik për të garuar në zgjedhjet lokale pa kalkulime si dhe duke ofruar kandidatët më të mirë, në mesin e të cilëve është kryetari i partisë, Bilall Kasami, dy nënkryetarët, Fadil Zendeli dhe Kastriot Rexhepi si dhe kandidatët e tjerë që janë profesionistë të vërtetë në fushëveprimin e tyre, por mbi të gjitha të gatshëm për të pranuar këtë sfidë dhe të bindur se me dinjitet dhe krenari do përfaqësojnë zërin e qytetarëve.

Lëvizja BESA do të zhvillojë fushatë modeste, me kreativitet të theksuar dhe me koncentrim më të madh që qytetarëve tu qaset derë më derë për t’i njoftuar nga afër me ofertën politike të Lëvizjes BESA në këto zgjedhje. Fushata jonë do jetë fushatë pozitive, afirmative dhe me nivel të lartë të respektit ndaj oponentëve politik.
Poashtu duke marrë parasysh se ende jemi në situatën e pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, të gjitha aktivitetet tona do të jenë në përputhje të plotë me masat shëndetësore si dhe me respektim të plotë të protokoleve shëndetësore.

Më lejoni që sot para jush përveç antarëve të shtabit qendror, të prezantoj edhe zëdhënësin e shtabit qendror zgjedhor Faruk Avdiu, i cili nga dita e sotme do jetë edhe personi përmes të cilit gjitha mediat do të realizojnë kontaktin e drejtpërdrejtë me shtabin qendror zgjedhor.
Ju apeloj, të gjitha partive politike, që të angazhohen maksimalisht, me qëllim që të kemi një proces zgjedhor fer dhe demkoratik, të qetë dhe pa incidente, duke mundësuar kështu edhe zhvillimin e një procesi normal që do rezultojë me pranimin e rezultatit zgjedhor nga të gjitha palët e involvuara.

Lëvizja BESA garon në 23 komuna me lista për këshilltarë dhe 11 komuna me kandidat për kryetar komune.
Kandidatët për Kryetar Komune:
1. Bilall Kasami – Tetovë
2. Fadil Zendeli – Gostivar
3. Kastriot Rexhepi – Çair
4. Blerim Sejdiu – Zhelinë
5. Fatmir Sabriu – Bogovinë
6. Daut Memishi – Tearcë
7. Hasim Murtezani – Saraj
8. Abdulla Qazimi – Strugë
9. Luan Ramadani – Likovë
10. Agim Kera – Dollnen
11. Senad Ameti – Vrapçisht
Bartësit e listave për këshilltarë:
1. Besar Durmishi – Tetovë
2. Dashmir Arifi – Gostivar
3. Ridvan Bajrami – Çair
4. Bujar Baftjari – Zhelinë
5. Fikret Shabani – Bogovinë
6. Amet Ziberi – Tearcë
7. Mevlan Morina – Saraj
8. Fatmir Emush – Strugë
9. Nestrine Abazi – Likovë
10. Elvedin Muharemi – Vrapçisht
11. Hulus Asipi – Kumanovë
12. Refik Xhemaili – Haraçinë
13. Lulzim Ismaili – Butel
14. Kadrush Jakupi – Shuto Orizare
15. Nimetulla Kadriu – Studeniçan
16. Buran Aliu – Zelenikovë
17. Ilir Kosovrasti – Dibër
18. Xhemal Mena – Ohër
19. Memet Hoxha – Resnjë
20. Bujamin Rushiti – Brvenicë
21. Burhan Abazi – Jegunovcë
22.Shenaj Zera Qamili – Dollnen
23. Sedat Ramadani – Qyteti Shkupit