Lëvizja Besa: Nuk kemi frikë të qëndrojmë të vetëm në opozitë, do të rritemi edhe më tepër!

Picture of designer@fetishimedia.ch

31/01/2023

Padyshim që rritja e numrit të partive politike shqiptare viteve të fundit, ka ndikuar edhe në ndarjen e votave gjithandej në zona të ndryshme. Kush për interesa politike dhe për pushtet e kush për interesa të qytetarëve, në Maqedoni për momentin ka pesë parti të fuqishme politike, e secila pëson ndryshime kohë pas kohe, qoftë me kuadro qoftë me pushtet dhe mbështetje, shkruan Zhurnal.

Përpos BDI-së që vazhdimisht ka qenë në pushtet, partitë tjera kanë lëvizur her andej e herë këndej. Duke bërë kalkulimet e nevojshme, partitë gjithmonë kanë tentuar t’i harmonizojnë idetë për rritje të mbështetjes nga qytetarët. Nëse një parti ka qenë në pushtet, ka realizuar punësime të shumta me qëllim që t’i bëjë për vete ato qytetarë, ndërsa nëse ka qenë në opozitë, ka tentuar t’i bëjë për vete me kritikat ndaj programeve të parealizuara nga pushteti. Për momentin, nëse je në opozitë, me shumë gjasa do të kesh sukses sepse frustrimi nga qytetarët ndaj pushtetit është tejet i madh. Qeveria aktuale që nga emërimi i Kovaçevskit kryeministër, mund të themi se ka dështuar në çdo aspekt. Kriza ekonomike, pandemike dhe energjetike ka ndikuar gjithkund në botë, gjithashtu edhe në Maqedoni.

Së fundmi partitë politike opozitare, u bënë bashkë madje edhe me Apasievin e të Majtës për të rrëzuar Qeverinë, por e gjithë kjo iniciativë dështoi pikërisht përshkak lëvizjes në moment të fundit që bëri deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi. Me arsyetimin se po vepron për të ardhmen e mirë evropiane të vendit, ai shpëtoi shumicën parlamentare e madje iu bashkangjit asaj. Nga ana tjetër Bilall Kasami u bë kryetar i Tetovës dhe kështu Besa ngeli me vetëm dy deputetë në Kuvend. Ndonëse kjo parti tani ka vetëm dy deputetë, sipas sondazheve të fundit, doli të jetë partia me më shumë mbështetje pas BDI-së, me 3.5% mbështetje të qytetarëve.

Sa i përket partive shqiptare në Maqedoni, qëllimi i tyre gjithmonë ka qenë si ta rrëzojnë BDI-në nga pushteti, sepse siç gjithmonë kanë thënë, BDI nuk po arrinë të mbrojë interesin e qytetarëve shqiptarë dhe është e zhytur në krim dhe korrupsion. BDI nga ana tjetër nuk mund të themi se ka pësuar lëkundje nga këto tentime, por së fundmi edhe atje është ndezur zjarr dhe partitë shqiptare tani kanë shansin që të shfrytëzojnë situatën.

Por sipas Lëvizjes BESA, është Aleanca për Shqiptarët ajo që me hyrjen e saj do ta shpëtojë BDI-në nga përçarja. Sipas tyre, ASH po gabon që po hyn në pushtet ndërsa këtë e bëjnë vetëm për pak pushtet sepse siç shtojnë, shumica parlamentare nuk kishte nevojë për zgjerim të pushtetit për rrugën euroatlantike sepse BESA këtë mbështetje do ta jep edhe duke qenë në opozitë.

Nga BESA ndjejnë keqardhje që ASH po futet në Qeveri sepse siç thonë, gjithmonë kur kishte bashkëpunim mes këtyre dy partive, kanë arritur ta mposhtin BDI-në, më konkretisht në zgjedhjet e fundit lokale.

“Lëvizja BESA që nga themelimi e deri tani politikat dhe qëndrimet e saj kanë qenë autoktone dhe të pandikuara nga zhvillimet politike apo subjektet tjera.

Hyrja e ASH në qeveri është e drejt e tyre si subjekt, por hyrja e ASH në qeveri vetëm se e shpëton BDI-në, kur ky subjekt ka krizë në këto momente dhe kur qeveria nuk arrinë të realizojë asnjë premtim. Rezultatet kanë treguar se në momente kur Lëvizja BESA dhe ASH kanë përkrahur njëra tjetrën në rrethin e dytë në nivel lokal kemi arritur fitore dhe kemi arritur ta mposhtim BDI-në.

Çdo herë kemi qenë të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë shqiptare për të rrëzuar BDI-në, por fatkeqësisht nëpër situata të ndryshme partitë tjera nuk i janë përgjigur pozitivisht kësaj thirrje

Hyrja në qeveri kinse për sigurim të 80 deputeteve për ndryshimet kushtetuese është vetëm arsye për përfitim të subjektit, pasi ndryshimet kushtetuese mund të përkrahen edhe nga opozita, siç do e bëjmë ne kur të jetë nevoja”, thonë për Zhurnal nga Lëvizja Besa.

Por si duket Lëvizja Besa nuk ka frikë se po ngelet e vetme në opozitë, ndërsa këtë, siç thonë për Zhurnal, do ta shfrytëzojnë për të artikuluar më mirë pakënaqësinë e qytetarëve ndaj kësaj qeverie.

Nga Besa janë të bindur se do të arrijnë ta mposhtin këtë Qeveri dhe se në fund ata do të dalin të buzëqeshur nga e gjithë kjo situatë.

“Lëvizja BESA do vazhdojë veprimin e saj opozitar në aleancë me popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut deri në rrëzimin e kësaj qeverie jolegjitime dhe të koruptuar.

Lëvizja BESA dita ditës po rritet dhe kjo shihet nga përkrahja në teren. Nuk shohim asnjë rrezikim, sepse tani BESA e vetme do të arrijë më mirë të artikuloj pa knaqësinë e qytetarëve ndaj një qeverie që nuk ka realizuar asnjë projekt të vetëm për qytetarët”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Besa dhënë për Zhurnal.

Ngelet të shohim cilat do të jenë zhvillimet e ardhshme pas kyçjes së ASH-së në “gjirin e ngrohtë” plot zjarr brenda Qeverisë, nëse ASH do të digjet apo do të arrijë të qetësojë gjendjen dhe të realizohen programet e parapara të Qeverisë.

Kujtojmë se disa deputetë të BDI-së kanë lëkundur shumicën parlamentare dhe ka pakënaqësi të mëdha brenda partisë, e duke mbajtur madje tribuna me qytetarë por të ndarë në dy grupe. Politikanët guxojnë të luajnë me zjarr nuk e kanë problem, por ngelet të shohim se në fund kush do të digjet e kush do të shpëtojë.//Zhurnal.mk

TË FUNDIT

Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta

Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO

Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet

ME TE LEXUARA

1
Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues "20 përqindëshi" nga Kushtetuta
1
Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO
1
Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova
1
“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit
1
Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

LEXO MË SHUMË

Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta

Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO

Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet