Lëvizja BESA nuk “ngucet” me Zaevin!

Lëvizja Besa e cila në leximin e parë dhe të dytë votoi për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, thekson shqetësimin për dështimin e miratimit tij. Nga ky subjekt ritheksojnë se edhe më tej do ta mbështesin ligjin në fjalë, por përkundër shqetësimin nuk përmendin as BDI-në, por as kryeministrin Zoran Zaev.

“Jemi seriozisht të shqetësuar që shumica nuk arrin ta sjellë ligjin në seancë plenare. Ne e kemi thënë se ky ligj nuk e zyrtarizon shqipen, por vetëm e avancon pak, duke e lënë hapur këtë temë, por sidoqoftë edhe si të tillë ne do ta mbështesim. Ne jemi këtu që të ndihmojmë e jo të bllokojmë”, theksojnë nga Lëvizja BESA, e cila siç mësohet tani ishte gati për të dhënë votën.

Që nga futja në procedurë parlamentare, ligji për gjuhët nuk ka pësuar asnjë ndryshim, pavarësisht më shumë amendamenteve të propozuara nga subjektet politike. (INA)