Lëvizja BESA: Paaftësia e Qeverisë – lë pa paga dhjetra punonjës të shëndetësisë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

18/02/2023

Lëvizja BESA ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë aktuale për paaftësinë e saj, duke lënë pa paga dhjetra punonjës të shëndetësisë. Ja reagimi i plotë:

Ashtu sikurse shumica e dikastereve të kësaj Qeverie që funksionojnë në këmbë të qelqta, edhe shëndetësia, si duket mezi po mbahet. Rasti i fundit i sulmit të hakerëve në fondin e shëndetësisë, la pa rroga dhjetëra mjekë dhe punonjës shëndetësor. Kjo krejtësisht për pasojë të pa aftësisë së kësaj Qeverie, për ti menaxhuar institucionet e veta.

Sulmet nga hakerët nuk janë risi, ato kanë filluar vite më parë, por ashtu sikurse shumicën e punëve që kjo Qeveri e të paditurve nuk mundi t`i zgjidh në kohë, edhe në shëndetësi bëri që mjekë e punonjës shëndetësor, të mbeten pa pagat e tyre, vetëm sepse Qeveria, edhe përkundër paralajmërimeve të shumta, asnjëherë nuk ndërmori masat preventive për mbrojtje nga sulmet kibernetike.

Alarmet nga faktori ndërkombëtar ishin të shumta, sidomos, pas sulmeve të ndodhura në Shqipëri, por edhe në vendin tonë, fillimisht me Ministrinë e punëve të Brendshme, pastaj sulmet e hakerëve në ueb faqet e ministrive, e gjetiu, e kjo Qeveri, nga pa aftësia që ka, asnjëherë nuk u ngrit për të marrë masa për mbrojtjen e kësaj popullate por edhe punonjësve të saj dhe institucioneve.

Protesta e paralajmëruar e mjekëve dhe punonjësve të shëndetësisë, për mos pagesën e pagave të tyre, nuk do e vetëdijsojë këtë Qeveri. Ashtu sikurse nuk çajtën kokën për shumë protesta të tjera që të zgjidhin problemet, por vetëm se do dalin, ashtu si përherë do arsyetohen dhe do premtojnë. Kjo ka qenë është dhe do të jetë terku i kësaj Qeverie, premtimet boshe dhe pasurimi i vetes në kurriz të popullit.

E që kjo pa aftësi e Qeverisë të jetë edhe më e madhe, përveç që nuk zgjidhin në kohë hallin e mjekëve, askush as nga Fondi shëndetësor e as nga Qeveria e të pa aftëve, nuk del që të sqaroj se çka do ndodh me mjekët, në këtë kohë krize e të kredive, kur mezi presin që të marrin pagat për ti shlyer pagesat nga Qeverisë.

E në vend që të sqarime të jepen nga Fondi i shëndetësisë, ditë më parë ishim dëshmitarë të sqarimeve boshe që u dhanë nga Ministri i punëve të brendshme Spasovski, i cili, ashtu sikurse për bombat nëpër shkolla që nuk i zgjidhi asnjëherë, por vetëm premtoi se po kryhen hetime, edhe për këtë rast premtoi “hetime të shpejta” e të cilat, sipas përvojës që kemi, e shohim se, këto hetime të shpejta të MPB-së, jo rrallë zgjasin me vite të tëra, që në fund të thonë se, çështja mbetet e pa zgjidhur.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KSHZ-Komisioni

Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

DASH departamenti amerikan

Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe dhuna ndaj gazetarëve – raport i DASH për Maqedoninë e Veriut

pasaporta dokumente personale

Dhe në ditën e votimit, qytetarët e Shkupit do të mund të marrin dokumentet e tyre personale

zgjedhje maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë

pompa-benzines-derivatet-naftes

Nga mesnata këto janë çmimet e derivateve të naftës

inbound9208091233378029311

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

vjosa osmani okb grate e dhunuara

OKB-ja tentoi të bllokojë pjesëmarrjen e grave të mbijetuara gjatë luftës, Osmani refuzoi të merrte pjesë pa to

izet

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

gashi

Gashi: Taravari, kandidati i vetëm që përfaqëson shqiptarët

INFO

NA NDIQ