Lëvizja BESA: Qeveria gjithë ditën flet kundër Rusisë, ndërsa reklamon kuponin fiskal rus!

Picture of designer@fetishimedia.ch

30/01/2023

Lëvizja BESA përmes një komunikate thekson se ka ndjekur me shqetësim shumë të madh skandalin me videon promovuese të qeverisë së RMV, ku shfaqet një kupon fiskal rus në konferencën vjetore “Viti i Mundësive të reja”.

“Me këtë kjo qeveri dëshmon haptas se ky vit do të jetë viti i promovimit jo vetëm të kuponave fiskal rus, por edhe i politikës ruse. Në videon promovuese më e keqja është se këtë e kanë miratuar edhe ata të cilët gjatë gjithë kohës trumbetojnë për koalicion Evropian, kurse në anën tjetër si duket nuk mund të ç’lirohen nga fenomeni rus sigurisht për shkak të lidhjeve dhe bizneseve që kanë struktura të larta të shtetit. Gjatë gjithë kohës Bashkimi Evropian, ka ngritur shqetësim për ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut, por kjo siç do herë nuk është marrë seriozisht nga qeveria.

Andaj ne si subjekt politik alarmojmë se vendi nuk është duke lëvizur në rrugën e duhur atë të BE-së, por si duket kjo rrugë ka mbetur vetëm retorike populiste. Ministrat shqiptar në qeveri duhet të dalin publikisht të sqarohen para opinionit dhe t’ju kërkojnë falje për akuzat e pabaza ndaj subjekteve tjera politike. Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar që të kërkojë përgjegjësi prej qeverisë për skandalin në fjalë pasi Maqedonia e Veriut është deklaruar se do të zbatojë sanksione ndaj Rusisë por në fakt po ndodh e kundërta”, thekson Lëvizja BESA.(INA)

TË FUNDIT

Tetovari viktimë e rasteve të montuara, 19 vite kërkon drejtësi

Salihu mirënjohje nga FNAI për promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit shqiptar

Me autobus deri në Kodrën e Diellit, në fundjavë linja do të jetë e rregullt

BDI: Veting për funksionarët për 30 vitet e fundit, VLEN përgjigjet

“Kosova është republikë”, konflikt verbal mes të moshuarës dhe një të riu në Novi Sad

Kërkohet ndihmë për shërimin e 5 vjeçares nga Çerkezi i Kumanovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË