Lëvizja BESA ristrukturim në Kërçovë, zgjodhi kryetarin e ri të degës

0

Lëvizja BESA ka zgjedhur strukturat e reja partiake të degës në Kërçovë, duke rifreskuar strukturat e saj. Për kryetar të degës së Kërçovës u zgjodh Isein Ajdari – inxhinier i makinerisë.
Në kuvendin e degës ka marrë pjesë edhe kryetari i kësaj partie, Bilall Kasami, i cili ka theksuar se radhët e BESËS çdo ditë po shtohen me përkrahje të gjërë të shqiptarëve nga të gjitha anët.

Kasami falënderoj gjithë aktivistët e Lëvizjes në Kërçovë që japin kontribut të pa lodhshëm për të ndryshuar politikat e gabuara që bëhen kundër shqiptarëve vite me radhë.
Kuvendin e degës e përshëndeti veprimtari i njohur nga diaspora – SHBA, Ilaz Kadriu, i cili i uroi sukses degës së BESËS në Kërçovë. (INA)