Lëvizja BESA: Skandalet në sistemin gjyqësor nuk kanë të ndalur

ina-online
ina-online

12 Shtator, 2023

Lëvizja BESA thekson se pushteti ekzekutiv i udhëhequr nga partitë politike LSDM dhe BDI vazhdon ashpër të ndërhyjë në punët e gjyqësorit.

“Udhëheqësit politik të këtyre dy subjekteve politike nuk u mjaftuan me emërimin e të afërmëve të tyre në pozita kyçe në organet e drejtësisë por përkundrazi vazhdojnë të ndikojnë dhe të degradojnë pushtetin gjyqësor tanimë në kundërshtim me vlerat dhe parimet themelore të drejtësisë duke ndërhyrë në Kodin Penal. Në procedurë të shpejtë duke keqpërdorur të gjitha standardet dhe praktikat e mira parlamentare si dhe duke keqpërdorur flamurin evropian, kjo qeveri ditë më parë miratoi ndryshimet e Kodit Penal me të cilat parashihet ulje drastike e dënimit me burg për bartësit e funksioneve publike në rast të gjykimit të tyre për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Këto ndryshime të Kodit Penal jo vetëm që janë në kundërshtim me vlerat demokratike të një gjyqësori të mirëfilltë por gjithashtu inkurajojnë krimin dhe korrupsionin”, theksoi Fatmir Sabriu nga Departamenti i Drejtësisë nga Lëvizja BESA.

Sipas tij, me këto ndryshime të Kodit Penal rrezikohet që një numër i madh i lëndëve gjyqësore të cilat janë proceduar nga Prokuroria Speciale të parashkruhen apo të vjetërsohen edhe atë: Titanik, Target/Fortesa, TNT, Titanik 2, Thesari, Talir dhe Trajektorja, ndërkaq të akuzuarit në këto lëndë gjyqësore t’i ikin përgjegjësisë penale për veprat e tyre në dëm të buxhetit të shtetit dhe qytetarit.

“Lëvizja Besa si subjekt politik shpreh shqetësime serioze lidhur me këto ndryshime të Kodit Penal sidomos kur shohim se këto ndryshime jo vetëm që inkurajojnë krimin dhe korrupsionin por gjithashtu janë edhe në kundërshtim me vlerat e një demokracie të mirëfilltë dhe interesin strategjik të vendit tonë. Një konstatim i tillë vërtetohet edhe nga deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit të cilët ashpër reaguan ndaj këtyre ndryshimeve të Kodit Penal duke theksuar se “DASH inkurajon Maqedoninë e Veriut që t’i përmbushë premtimet e saj për luftën kundër korrupsionit. Liderët e Maqedonisë së Veriut patjetër të tregojnë rezultate të dëshmuar dhe të përforcojnë luftën kundër korrupsionit, pavarësisë institucionale dhe të ndalojnë ndërhyrjen politike posaçërisht në gjyqësor. Kjo është thelbësore për arritjen e qëllimit, anëtarësimit në BE dhe kthimin e besimit të qytetarëve tek pushteti”. Të njejtën porosi e përçuan edhe shumë organizata jo-qeveritare ndërkombëtare dhe nacionale nga sfera e drejtësisë të cilat mes tjerash potencojnë se këto ndryshime janë në kundërshtim me përkushtimin për luftë të pakushtëzuar kundër korrupsionit dhe për forcimin e sanksioneve ndaj personave të dënuar për vepra korruptive.Mirëpo, edhe përkundër këtyre deklaratave shqetësuese dhe tepër serioze të aleatëve më të fuqishëm të RMV-së, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e udhëhequr nga LSDM dhe BDI vazhdon për çdo ditë të na sjell nga së paku një skandal korruptiv, ndërkaq si rast më të freskët e kemi konstatimin e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit të cilët jo më larg se dje konstatuan se BDI ka shkelur rëndë ligjin për financimin e partive politike dhe ka financuar kampanjën e tyre në kundërshtim me ligjin”, deklaroi Sabriu.

Ai shtoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e ka vendin në Bashkimin Evropian mirëpo jo me këtë qeveri veprimet e të cilës janë anti-evropiane.

“Andaj që të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane ne duhet që të përkushtohemi për një gjyqësor të pavarur, efikas dhe transparent ndërkaq për këtë na nevojitet një qeveri e re e pa korruptuar, me njerëz të aftë dhe me integritet moral dhe profesional, njerëz që nuk janë të kapur dhe me vizion për të drejtuar shtetin”, deklaroi Sabriu.(INA)

kliko Videon  KËTU

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5165

IQOS – alternativë për duhanpirësit e rritur, e zhvilluar në bazë të provave shkencore

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia e Veriut vazhdimisht po dëshmon se është një partner i shkëlqyer

mickoski

Mickoski: Po digjem nga dẽshira për zgjedhje, do ti fitojmë 61 deputetë

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ministria e Drejtësisë: Pa Ligj për konfiskim të pasurisë në procedurë civile, nuk mund të kemi luftë kundër korrupsionit dhe krimit

escobar-eskobar

Eskobar: I jemi mirënjohës Maqedonisë së Veriut për lidershipin rajonal dhe pro-evropian

arber ademi

Ademi: Lloga ka mbështetjen e BDI-së

ajri-i-ndotur

“Guardian”: Maqedonia dhe Serbia kanë ajrin më të ndotur në Evropë

720632AE-5507-47CA-B690-47C76770F387

Besimi takoi ambasadoren amerikane: Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në BE

F6838740-86EE-42DE-9172-1B5332D977E2

Kroacia zbulon pesticid helmues në specat e importuar nga Maqedonia

INFO

NA NDIQ