Lëvizja BESA – Tearcë: Raporti i Komunës për vitin 2022 skandaloz, i pa pranueshëm dhe nuk pasqyron realitetin!

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/05/2023

Reagim nga Lëvizja BESA në Tearcë:

Të nderuar qytetarë të komunës së Tearcës, Lëvizje BESA reagon në lidhje me Raportin për realizimin e Programit për punë të Komunës së Tearcës për vitin 2022 si dhe dëshirojmë të njoftojmë opinionin e gjërë me përmbajtjen e këtij Raporti. Ky Raport i cili i propozua nga Kryetari i Komunës së Tearcës dhe u miratua nga Këshilli Komunal është skandaloz, i papranueshëm dhe nuk paraqet realititetin se cilët punë janë kryer ose nuk janë kryer në Komunën e Tearcës.

Komunën e Tearcës një kohë të gjatë e udhëheqin kuadro të BDI-së, mirëpo problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët janë të mëdha dhe shumica e tyre kanë të bëjnë me nevojat elementare për jetesë. Edhe kryetari i ri si duket vazhdon me avazin e paraardhësit të tij, dhe si duket edhe raportin për punët e kryera nga viti në vit e bëjnë copy paste dhe vetëm vitin e ndryshojnë.

Në mungesë të realizimit të projekteve, me këtë raport për realizimin e programit për punë për vitin 2022 vërehet qartë tendenca e kryetarit të Komunës për të përvetësuar edhe punët të cilët i kanë realizuar qytetarët e vendbanimeve të komunës së Tearcës me vetëiniciativë dhe me vetëkontribut. Disa nga vendbanimet e komunës së Tearcës fare as që përmenden në raport, dhe në ato vendbanime tjera që përmenden, disa punë të cilat paraqiten se janë të kryera të njejtat në përshkrimin që u bëhet në raport hiperbolizohen si projekte të mëdha kurse në fakt janë disa punë të vogla si psh. Vendosja e një gypi prej 30 m paraqitet si ndërtimi i kanalit për ujra atmosferik, ose vendosja e 30 m2 bekatonave paraqitet si Rekostruim i qendrës së fshatit, ose lyerja e disa mureve nga ana e rinistëve të fshatit paraqitet si Rekonstruim i Parkut e kështu me radhë.

Në raport qëndrojnë edhe gjëra tjera të cilat nuk kanë të bëjnë me realitetin, përmenden se janë rekonstruktuar rrugë, se janë përkujdesur për mirmbajtjen e fushave të sportit, për ndriçimin publik etj, por realiteti i dhimbshëm është se Komuna e Tearcës nuk ka realizuar asnjë projekt kapital me të cilën do të përmisoheshte jeta e qytetarëve tanë. Që të jetë ironia edhe më e madhe, Kryetari i Komunës së Tearcës ka ca kohë që lavdërohet për zgjidhjen dhe të përmirësojë sistemën e mbledhjes dhe trajtimit të mbeturinave.
Megjithatë, kur flet për “zgjidhjen e problemit”, kjo nuk do shumë që të hulumtohet, kjo është shumë e qartë. Një nga hapat kryesorë që ai ka ndërmarrë është rritja e çmimit për shërbimin e mbledhjes së mbeturinave. Më parë, qytetarët paguanin 200 denarë në muaj për këtë shërbim, tani duhet të paguajnë 270 denarë. Ky është shërbimi i vetëm që ka arritur që të bëjë, jo për tua lehtësuar jetën qytetarëve, por t’ua bërë edhe më të vështirë situatën ekonomike edhe ashtu të rënduar. Nëse kryetari i komunës do të donte të tregonte se ka arritur vërtetë një zgjidhje, atëherë duhet të paraqiste argumente dhe fakte të tjera që tregojnë një përmirësim në cilësinë e shërbimit.

Andaj ne si Lëvizje BESA këto gjëra i konsiderojmë si gënjeshtra dhe të papranueshme. Këshilltarët e Lëvizjes BESA në seancën e kaluar në Këshillin të Komunës së Tearcës votoi KUNDËR këtij raporti. Lëvizja BESA edhe njëherë dëshmoi se është në krah të qytetarit dhe gjithnjë do të jetë në mbrojte të interesave të tyre.

TË FUNDIT
9 orë
Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV
9 orë
Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur
12 orë
Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes
12 orë
Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)
14 orë
Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!

ME TE LEXUARA

17 orë
Azizi: Po dështon përpjekja e BDI-së për “destabilizim”!
17 orë
Mashtrim i ri në Maqedoni – Facebook i rrejshëm këtë herë kërkon përditësim të të dhënave
16 orë
VLEN: Kompania e afërt me Azirin, përfitime edhe nga komuna e Likovës
1 ditë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
16 orë
Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!
1 ditë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
14 orë
Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së

LEXO MË SHUMË

Krenar Lloga

Krenar Lloga: Vazhdon degradimi i shqiptarëve në Armatën e RMV

Donald Trump

Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

avtoskola vozitje

Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes

presheve

Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)

Arben Taravari VLEN

Një nga fenomenet më të shëmtuara të regjimit që iku, ishin të famshmet Kontrata!

IMG_0640

Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit

IMG_0639

Rijad Shaqiri dhe Haradinaj: Të fala atyre që mendojnë se do ti harrojmë ushtarët e UÇK-së

remzi-780x470-1

Mehmedi: Për të drejtat e shqiptarëve në RMV është derdhur gjak, nuk lejojmë diskriminim!

bujare abazi

VLEN: Kompania e afërt me Azirin, përfitime edhe nga komuna e Likovës

INFO

NA NDIQ