Lëvizja BESA zgjodhi nënkryetarët

Kryesia qendrore e Lëvizjes BESA mbajti sot mbledhjen e saj të parë ku u zgjodhën organet e partisë duke filluar nga nënkryetarët, sekretarin gjeneral si dhe zëdhënësin e partise.

“Me shumicë votash kryesia qendrore për nënkryetar zgjodhi, Fatmir Limanin, Blerim Sejdiun dhe Besa Kadriun. Po ashtu, sekretar gjeneral u zgjodh Abdush Demiri, ndërsa zëdhënës i partisë u zgjodh Faruk Avdiu”, njofton kjo parti.

Gjithashtu, në këtë mbledhje siç raportohet është diskutuar edhe mbi situatën politike në vend dhe se cilat veprime duhet të merren më tej.

Lëvizja BESA konsideron se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë opsioni i duhur pasi qeveria aktuale nuk ka kredibilitet për të udhëhequr me të ardhmen e vendit dhe se vendi duhet të shkoj sa më parë në zgjedhje parlamentare.(INA)