Lëvizja BESA zgjodhi sekretarët e partisë!

Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA sonte mbajti mbledhjen e radhës ku u zgjodhën sekretarët partiak.

Me vota unanime kryesia qendrore e Lëvizjes BESA për Sekretar Organizativ zgjodhi Adnan Azizin, ndërsa Sekretar i departamentëve u zgjodh prof.Arafat Shabani.

Gjithashtu, Sekretar për politika strategjike u zgjodh Fatri Saliu, Sekretar për burime njerzore dhe lobim Melinda Rashidi

Sekretar për informim dhe mardhënie me publikun u zgjodh Semir Pajaziti.

Sipas informatave të portalit monitor.mk kryesia qendrore e Lëvizjes BESA është në vijim ku po diskutohet edhe për situatën aktuale politike në vend.(INA)