Lëvizja Demokratike: BDI shpëtimin po e kërkon te Nikolla Gruevski

ina-online
ina-online

16/10/2023

Lëvizja Demokratike theksoi sot përmes një konference se BDI shpëtimin po e kërkon te Nikolla Gruevski.

BDI e di se do t’i humbë zgjedhjet. BDI e di që do të shkojë në opozitë. Shpëtimin e tyre të fundit e kërkojnë te miku dhe bashkëpunëtori i vjetër. BDI-ja e shpalli Nikolla Gruevskin si thesar kombëtar të shqiptarëve, por që në fakt është gomë për të shpëtuar disa njerëz nga BDI. Ata që e mbrojtën, i dhanë mundësi të arratisej, ruanin pronën e tij, shpresojnë në të njëjtin shërbim nga Gruevski për ta. Njeriu që ishte arsyeja pse Maqedonia e Veriut u izolua për dhjetë vjet, Njeriu që ishte arsyeja pse shumë shqiptarë u dënuan, u persekutuan dhe ju bënë padrejtësi, Njeriu të cilin BDI e sulmoi si arsye për mos anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, sot pikërisht ai njeri është shpresa e fundit për shpëtimin e BDI-së”, theksoi Fari Hiseni nga Lëvizja Demokratike.

Sipas tij, BDI nuk ka shpresë që Gruevski mund të sigurojë deputetë që do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

“BDI shpëtimin e sheh në përsëritjen e episodave të njëjta. Pra, ashtu siç nuk u ndëshkua Gruevskin mos të ndëshkohet edhe kriminaliteti i disa personave të BDI-së. BDI-ja e di se do të shkojë në opozitë andaj e do Gruevskin në pushtet. Gruevski u ka borxh atyre. Kështu mendojnë se shqiptarët do të duhet të harrojnë gjithë dëmin, gjithë korrupsionin, të gjithë fëmijët e ikur nga shteti. Ndryshimet në Kodin Penal ishin fillimi, kështu që tani po vazhdojnë me iniciativë para Gjykatës Supreme që kërkon kthimin e abolimeve të Gjorge Ivanovit. Mediat raportojnë se Artan Grubi është përfshirë personalisht në lobim dhe presion për rikthimin e faljeve. Ne e dënojmë ashpër këtë sjellje të qeverisë. Ne duam drejtësi. Ata duan të ketë PAZAR dhe TREGTI me drejtësinë. Sot për Gruevskin, nesër për veten e tyre. Ne jemi kundër, por edhe të gjithë shqiptarët janë kundër kësaj politike të BDI-së. Dënimi do të vijë shumë shpejt. I bëjmë thirrje gjykatësve të Gjykatës Supreme që të mos bien në këtë grackë dhe presion të BDI-së”, theksuan Hiseni nga LD.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_6922

Sela: Nuk mund të shesin opozitarizëm ata që 20 vite nuk u kujtuan për shqiptarët, dhe shkelin marrëveshjet

Mexhiti gashi kasami

Gashi, Kasami dhe Mexhiti bashkëbisedim me mërgimtarët në Zvicër

pendarovski-nato

Pendarovski: Maqedonia e Veriut është një vend i vogël me ambicie të mëdha klimatike

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Me një sistem tatimor efikas dhe politika pozitive, sigurojmë stabilitet financiar të vendit

Arben Taravari

Taravari sqaron gjitha dilemat dhe akuzat, ASH është faktor, do të dij si të veprojë

arben taravari

Taravari: Bota është e polarizuar, mesazhet e Lavrov janë të pritshme

Screenshot_162

Skandal në Shkup! Një grua ua mundësoi dy burrave të kenë marrëdhënie seksuale me dy të mitura, më pas i xhiroi

Bilall Kasami

Kasami: Bujari e solli Llavrovin në Shkup që të flas kundër shqiptarëve dhe Kosovës

Zekiri muhamed

Zekiri duhet t’i kthejë mbi një milion euro

INFO

NA NDIQ