Lëvizja Demokratike përmes një kumtese ka shprehur shqetësime në lidhje me treguesit ekonomik se Maqedonia e Veriut renditet e fundit në rajon, përcjellë Klan M.
”Lëvizja Demokratike është shumë e shqetësuar se ku e çon kjo Qeveri vendin.
Të gjithë treguesit ekonomik, aludojnë se Qeveria në mënyrën më të keqe të mundshme po menaxhon vendin. Qytetaret për çdo dite, tanimë janë dëshmitarë se standardi i jetesës edhe ashtu i dobësuar, po rrënohet plotësisht nga paaftësia e Qeverisë për tu përballuar me sfidat ekonomike.
Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore për Perspektivat Ekonomike Globale, me normën e inflacionit që ka aktualisht Maqedonia e Veriut, renditet në krye të vendeve të rajonit me 8.4 %. (tabela1)
Poashtu kjo Qeveri, ku kuadrot e BDI-së kryesisht menaxhojnë gati të gjithë resorët ekonomik, po dështon edhe në rritjen ekonomike të vendit, e cila është e fundit në rajonin tonë me 1.8%. (tabela2)
Paaftësia e pushtetit nuk përfundon këtu. Sipas Bankës Botërore edhe borxhi publik po rritet, i cili aktualisht është 59.1 %, deri në fund të vitit do të rritet në 60.2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP)-së.
Lëvizja Demokratike ka ngritur shqetësimet për politikat e dertanishme qeveritare dhe kërkon që Qeveria të bëje një politikë më të shtrënguar monetare dhe një menaxhim të kujdesshëm fiskal” – thonë nga Lëvizja Demokratike. /KlanMacedonia