Lëvizja Demokratike: Në Veles nxënësit shqiptarë mbeten në rrugë

INA
INA

5 Shtator, 2023

Në gjimnazin “Koço Racin” të Velesit, 20 nxënës shqiptarë mbeten pa u regjistruar, me arsyetim skandaloz se kinse nuk i plotësojnë kushtet. Kjo është vetëm edhe një dëshmi se urrejtja ndaj shqiptarëve është më e fuqishme se një e drejtë e garantuar që ka të bëjë me arsimimin në gjuhën amtare. Jo vetëm kaq, por nga ky gjimnaz janë larguar edhe katër profesorë shqiptarë, ndërkaq 10 nxënës shqiptarë janë detyruar të regjistrohen në paralelet maqedonase. Me këtë akt, drejtoria e këtij gjimnazi thjeshtë nxënësit shqiptarë i lë në rrugë që të gjinden kush si të mundet.

Edhe ky skandal tregon se problemet në arsimimin shqip në Republikën e Maqedonisë vit pas viti vetëm se shtresohen dhe, pavarësisht se për momentin ministri i Arsimit dhe zëvendësi i tij janë shqiptarë, zgjidhja e këtyre problemeve mbetet vetëm për t’u dëshiruar.

Departamenti i arsimit pranë Lëvizjes Demokratike kërkon reagim të shpejtë të institucioneve përkatëse dhe ndalimin e këtyre veprimeve që dëmtojnë rëndë një shtyllë të indit kombëtar të shqiptarëve, siç është arsimi. Duhet të vihen në lëvizje zëvendëskryeministri Grubi, ministri i Arsimit Shaqiri dhe zëvendësi i tij, Nuhiu, në të kundërtën ata do të jenë përgjegjësit kryesorë për dëmtimin e këtij indi kombëtar. E drejta për të mësuar në gjuhën amtare është e drejtë e garantuar dhe në këtë drejtim nuk mban asnjë arsyetim.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

shkolle arsimtari nxenesi

Skandal në shkollën shqipe, mësuesi godet e ofendon rëndë nxënësit: O psikopat, a e di se çfarë të bëjë

Klinika-Shkup

Shënon rritje numri i pacientëve me grip, por edhe me Covid-19 në Maqedoni

bajram begaj OKB

Begaj ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës tri vendeve afrikane

kurti zvicer berset

Kryeministri Kurti në Zvicër takoi​ Presidentin e Konfederatës zvicerane, Alain Berset

instituti-arben-xhaferi

Instituti “Arben Xhaferi”: Ndryshimi i Kodit Penal anti evropian dhe i dëmshëm në luftën kundër korrupsionit

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia të kujdeset që ligjet të jenë në përputhje me standardet evropiane

Bullgari-Maqedoni-780x439-1

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, “kacafytje” mes maqedonasve dhe bullgarëve!

Muhamed Zekiri

Shtyhet seanca gjyqësore për Muhamed Zekirin

INFO

NA NDIQ