Lëvizja POPULLI sonte zgjodhi organet partiake dhe kryetarin e degës në Kumanovë.
“Driton Haliti me profesion arkitekt me propozim të Këshillit Nismëtar u propozua për kryetar dege, dhe me aklamacion u zgjodh kryetar dege. Fjalë rasti pati “Drejtori i Ekonomisë së Ujrave” z. Llokman Limani i cili i përshëndeti të pranishmit.
Poashtu, i pranishëm në këtë mledhje ishte edhe kryetari i Lëvizja POPULLI, z. Skender Rexhepi – Zejdi i cili poashtu mbajti një fjalim para të pranishmëve. Prezenca masovike e qytetarëve të Kumanovës, është tregues i qartë se këto njerëz e përqafuan platformën politike të lëvizjes sonë, Lëvizjes POPULLI. Lëvizja POPULLI do të vazhdojë edhe me themelimin e strukturave të saja partiake edhe në vendbanimet e tjera ku ka shqiptarë dhe ku frymohet shqip”, theksohet në njoftimin e kësaj partie.(INA)