Lewandowski fitoi çmimin “The Best” nga FIFA, Messi habit të gjithë me votimin

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve të FIFA-s dhe një nga këto çmime ishte edhe lojtari më i mirë i vitit 2021.

“The Best 2021” ishte sulmuesi polak, Lewandowski, ku e fitoi për herë të dytë rresht sepse edhe për vitin 2020 Leva ishte lojtari më i mirë.

Votat e trajnerëve dhe të kapitenëve nxorën në vend të dytë Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon të tretin.

Por ajo që ka habitur të gjithë është votimi që ka bërë kapiteni i Argjentinës, i cili ka preferuar t’i japë 5 pikë Neymarit, 3 pikë Kylian Mbappe dhe 1 pikë Karim Benzemase. Kjo do të thotë se për sulmuesin e Bayernit, argjentinasi nuk kishte dhënë asnjë pikë, edhe pse në ndarjen e çmimeve të UEFA-s pas fitimit të “Topit të Artë” ishte shprehur se Lewandowski e meritonte të ishte më i miri.

Kjo ka tronditur publikun të cilët kanë vërshuar edhe me komente negative drejt “pleshtit” për shkak të votimit të bërë. /f.a/abcnews.al