Lewandowski i treti futbollist me më shumë gola në kupat e Europës

Picture of ina-online
ina-online

20/09/2023

Robert Lewandowski gjithnjë e më shumë po bëhet një rekordmen i golave, dhe është nga të paktit që ka më shumë se 600 në karrierë.

Legjenda polake e futbollit arriti në 100 rrjeta në kupat europiane, pasi shënoi për Barcelonën në fitoren 5-0 ndaj Antwerpit të Belgjikës.

Veterani 35-vjeçar ia ka dalë në vetëm 139 ndeshje me mesataren 0.72 gola për ndeshje. Ai ka 92 gola në Champions, dhe 8 të tjerë në Kupën UEFA, Ligën e Europës dhe raundet eliminatore të këtyre dy konkurrimeve.

Shumicën dërrmuese ka realizuar për Bayern, ndërsa më pak për Dortmundin e më pak ende tek Barcelona.

Sulmuesi është i treti në histori që arrin 100 golat në Europë, pas Cristiano Ronaldos dhe Leo Messi.

CR7 ka rekordin në Ligën e Kampionëve me 140 rrjeta dhe me 145 në kontinent, ndërsa argjentinasi është përkatësisht me 129 në Champions dhe 132 në në Europë. Lewandowski ka mesatare më të mirë shënimi në Champions sesa dy superyjet, me 0.82 gola për ndeshje ndaj 0.79 të Mesit e 0.77 të Ronaldos.

Padyshim që kapiteni i Polonisë do të synojë të arrijë 100 tundjet e rrjetave në Ligën e Kampionëve dhe i ka që të gjitha mundësitë për t’ia dalë, por vështirë që të mbërrijë apo të kalojë rekordin e Ronaldos apo nivelin e golave të Messit.

TË FUNDIT
6 orë
Chelsea merr 28 futbollistë në SHBA, ftohet edhe Armando Broja
7 orë
Ballkani luan sot ndaj Hamrun, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës
8 orë
Një tjetër lajm i keq për Harry Kane
8 orë
U përfol për një transferim në Arabinë Saudite, Guardiola sqaron të vërteten e De Bruyne
21 orë
​Milani tenton sërish për Brojën

ME TE LEXUARA

8 orë
Një tjetër lajm i keq për Harry Kane
7 orë
Ballkani luan sot ndaj Hamrun, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës
1 ditë
Florentino Perez është më i suksesshmi, por jo më i pasuri! Ja presidenti që udhëheq listën e “Forbes”
6 orë
Chelsea merr 28 futbollistë në SHBA, ftohet edhe Armando Broja
1 ditë
Araujo operohet në Finlandë, rikthimi te Barcelona pas festave të fundvitit!...
1 ditë
Lukaku fshin nga rrjetet sociale fotot me ish-skuadrat e tij… Napoli tani më pranë
1 ditë
Real pritet të shesë 4 milionë fanella të francezit në vit
1 ditë
Osimhen për të thyer rekordin? Shitjet më të shtrenjta të Serisë A

LEXO MË SHUMË

Armando Broja

Chelsea merr 28 futbollistë në SHBA, ftohet edhe Armando Broja

ballkani kf

Ballkani luan sot ndaj Hamrun, në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës

kane

Një tjetër lajm i keq për Harry Kane

Pep Guardiola

U përfol për një transferim në Arabinë Saudite, Guardiola sqaron të vërteten e De Bruyne

Armando Broja

​Milani tenton sërish për Brojën

shendrit dehari

Shëndrit Deari shpallet kampion i ri tenisit në Maqedoni të Veriut

rej manaj

Manaj pritet në mënyrë fantastike nga fansat e Sivassporit

osimeh

Osimhen për të thyer rekordin? Shitjet më të shtrenjta të Serisë A

mbappe mbape

Real pritet të shesë 4 milionë fanella të francezit në vit

INFO

NA NDIQ