Lewandowski kërkon të vendos emrin mes legjendave të Barcelonës me një gol në El Clasicon ndaj Real Madridit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

19/03/2023

Pavarësisht se forma e tij e fundit ka qenë nën standarde, Robert Lewandowski ka qenë një sukses i madh për Barcelonën këtë sezon. Liderët e La Ligës paguan para të mëdha për ta nënshkruar atë nga Bayern Munich verën e kaluar, por ai tashmë e ka kthyer atë me gola.

Lewandowski ka 25 gola në të gjitha garat, 15 prej të cilëve në La Liga, ku aktualisht është golashënuesi më i mirë.

Ai do të shpresojë t’i shtojë këto shifra të dielën në mbrëmje kur Barcelona do të presë Real Madridin në Spotify Camp Nou.

Lewandowski shënoi kundër Real Madridit në fillim të këtij sezoni në finalen e Superkupës së Spanjës, ku Barcelona fitoi trofeun e parë të sezonit.

Një fitore në El Clasico do të bënte ofronte edhe më shumë trofeun e La Ligës për klubin katalunas.

Do të jetë El Clasico e parë për Lewandowskin në shtëpi dhe nëse ai do të shënonte, ai do ta vendoste emrin e tij në mesin e disa legjendave të Barcelonës pasi kishte shënuar në ndeshjen e tij të parë kundër Real Madridit në Camp Nou.

Të tillë si Diego Maradona, Ronaldinho, Luis Suarez dhe Neymar kanë shënuar të gjithë në debutimin e tyre në El Clasico në Camp Nou, ndërsa emra tjerë si Lionel Messi dhe Romario kanë shkuar edhe më mirë, duke shënuar disa herë në ndeshjen e tyre të parë në shtëpi kundër Real Madridit.

Lewandowski do të jetë i etur t’u bashkohet këtyre legjendave sot (e diel), pasi Barcelona synon të largohet në 12 pikë përpara në garën për titull në La Liga. /Telegrafi/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

inzaghi

Inter gati të blindojë Simone Inzaghi

milanii

Largimi i Zhirus, Milani ka gati 50 mln euro për sulmuesin e ri

manchester united

Man. Junajted kërkon tjetër brazilian për të zëvëndësuar Kasemiron

sylvinjo silvinjo

Nga Stokholmi në Madrid, trajneri Silvinjo ndoqi në ‘Bernabeu’ rivalin e grupit të Euro 2024

riberi

Zidane – Ribery, një çift i pabesueshëm për të zëvendësuar Tuchelin në Bavari…

xavi

Barcelona beson se Xavi do të qëndrojë si trajner nëse arrihen objektiva të caktuara

guardiola

Guardiola “kap kokën”, shtatë lojtarë kryesorë në dyshim për ndeshjen ndaj Arsenalit

salah

E ardhmja e Salah në dyshim, Liverpool gjen pasuesin në Itali

myrto uzuni

Zbulohet dëmtimi i Myrto Uzunit

INFO

NA NDIQ