Lezet dhe hajmedet me fushatën zgjedhore në Kosovë!

Picture of Ina Online
Ina Online

31/01/2025

Kimete Berisha

Lezet dhe hajmedet!

1. Lumir Abdixhiku e ka arritur katarsisiin sot kur me thikë në dorë tregoi se di dhe mund ta prejë limonin…

– Ky lajm, që Lumiri di të gatuaj mëngjesin, na gëzon pamasë, sepse na jep shpresë se mashkulli shqiptar po ndryshon.

2. Mashkulli shqiptar, kur mundohet të duket burrë i mirë, pështjellet rreth kuzhinës.

– Një gazetar i Shqipërisë, për t’u dëshmuar para meje renesansë, ka pas gatuar ‘special’ për mua makarona më një lehë hudra.

Pleh.

– Edhe në takimin e dytë që ndodhi pas një viti njësoj gatoi për mua ‘special’ makarona, me një lehë hudra.

– Nuk i thashë që s’mi ka ënda makaronat, se shihej që s’i prekja me dorë, por i thashë:
– ‘Të ka shkuar mendja ndonjëherë se mund të ta vjedh dikush menynë’!

3. Kica e LDK-së u ankua se partitë e tjera po ua vjedhin idetë….
përfshirë idenë e recetës, për ta përgatitur mëngjesin që Lumiri e ka pagëzuar ‘Mëngjes Akademia’.

– Mëngjesi me avokado, nën tingullin e pianos së zezë, në shtëpinë e milionerit që dëshiron ta udhëheq popullin më të varfër në Evropë…
e që asnjëherë nuk tregoi se si u pasurua aq shumë dhe aq shpejt!

– …Çka punon ky?

4. Duke e ditur se mëngjesi nuk shkon pa vezë, Bedri Hamza ka shkuar në Gjakovë për të parë nga afër vezë të pulave, të cilat në shikim të parë i vlerësoi ‘të freskëta’!

– Pronarit të fabrikës së vezëve i premtoi se do të përkrah vezët e tij dhe e përmendi mishin e zogjëve…kasaphane…

5. Bedri Hamza sot e ka përmendur disa herë fjalën ‘jashtëzakonshUm’.

– Me zanoret e tij, ky e problematizon dhe e relativizon edhe ‘Kongresin e Manastirit’, sepse lë përshtypje që s’është mbajtur kurrë ky Kongres!

6. E Albin Kurti gatoi pica në Podujevë sepse ka mendje të djallëzuar, e di se të rinjtë i duan picat e jo avokadot e Lumirit, se nuk hanë të rinjtë ask…

7. Sonte në Gjakovë Albin Kurti tregoi se si Klan Kosova, e ka dëbuar nga puna motrën e një dëshmori vetëm pse familja e saj e kanë pritur Albin Kurtin në shtëpinë e tyre.

– Duke menduar se si ky farë Shkëlqim Tito…qenka shumë i poshtër, e pashë në sallë e Albinit, Qumilin, i cili e ka përjashtuar nga hisja motrën e tij!

8. S’di çka ka ndodhur….të gjitha TV – portalet u bën bashkë kundër Albin Kurtit.

– Është njëqind për qind e vërtetë se portalet në qeveritë e kaluara kanë marrë buxhet të rregullt (mujor) nga ministritë, ndoshta kjo është arsyeja…
i hakmerren wë ky ua ka ndaluar pagesën…

– Armiqësia ekstreme dhe e paparë ndonjëherë e TV-portaleve ndaj Albin Kurtit është patetike dhe amatore!

– Ata po kërkojnë që ky të mos ‘ekzistojë’ më..në politikë…
– E ky s’po ua plotëson kërkesën.

9. Analizë objektive s’ka.
ka veç meshkuj të nervozuar….që llomotisin pa pushim…

P.S. Typing…

TË FUNDIT

Albin Kurti dhe realiteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Një punëtor nga Bangladeshi humb jetën në vendin e punës në Kumanovë

Filkov: Rritje të gjobave për shoferët që rrezikojnë sigurinë në komunikacion

Mexhiti: Bashkëpunimi me SHBA-në garanci për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt të qytetarëve tanë

Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve

“E premtja e zezë” për marketet ! Bojkot i ri nga qytetarët për shkak të çmimeve të larta

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË