Lezhë, grabitësit dhunojnë pronarin e shtëpisë në sy të fëmijëve

Ndërhyrja e policisë së Lezhës ka bërë që aksion i tre grabitësve, të pajisur me maska dhe armë zjarri në lagjen pranë Bordit të Kullimit të dështojë.

Mësohet se grabitësit kanë hyrë në banesën e Arben Isakut dhe e kanë dhunuar kryefamiljarin në sy të fëmijëve.

Tre grabitësit janë pikasur edhe banorët e tjerë të zonës, të cilët kanë ndërhyrë duke bërë që ata të largohen nga banesa.

Pronari i shtëpisë ka përfunduar në spitalin e Lezhës, ku po merr mjekim, ndërsa olicia është vënë në ndjekje të tre autorëve, duke përdorur edhe një qen gjurmues.