Liberalizimi i vizave, ekspertët: Do të ketë efekt në ekonominë e Kosovës

INA
INA

13 Shtator, 2023

Me liberalizimin e vizave qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm në vende të BE-së. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna, tha se në atë periudhë mund të ndihet mungesa e fuqisë punëtore. Kurse kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, konsideron se me liberalizimin e vizave 150 mijë qytetarë vitin e parë do ta lëshojnë vendin.

Udhëtimi pa viza në Bashkimin Evropian do të ketë efekt në ekonominë kosovare. Ekspertë të fushave paralajmërojnë se Kosova do të ballafaqohet më mungesë të fuqisë punëtore.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i tha Radio Kosovës se tashmë Kosovën është duke e përcjell kjo sfidë e ikjes së të rinjve jashtë vendit, ku për këtë qeveria duhet të përgatisë një strategji për parandalim.

“Liberalizimi i vizave pa dyshim që do ta ketë impaktin e vet në tregun e punës por nuk pres që të rinjtë të largohen, por kjo do t’u hapë mundësi të rinjve e të rejave që të shkojnë në vende të ndryshme të BE-së dhe më pas ata do të aplikojnë për viza pune e kjo do të ndikojë që të vërehet mungesa e fuqisë punëtore në Kosovë. Kjo është një sfidë që është duke na përcjell tani e sidomos dy vitet e fundit mungesa e fuqisë punëtore, Duhet që qeveria me urgjencë të përgatisë një strategji që të parandalojë ikjen e të rinjve jashtë dhe të shohë mundësinë e kthimit të atyre kanë shkuar jashtë në formë të investitorit për të ardhur për të investuar në Kosovë”, tha ai.

E kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shajini, tha se me liberalizmin e vizave kosovarët më nuk do t’i paguajnë 20 milionë euro në vit ambasadave për marrje të vizave. Ndërsa tha se liberalizimi do të rrisë interesimin e qytetarëve për të dalë në Evropë e që sipas AKB-së në vitin e parë vendin mund ta lëshojnë 150 mijë qytetarë.

“Efekt pozitiv është se kosovarët më nuk do t’i paguajnë 20 milionë euro në vit ambasadave për të marrë viza dhe për të pritur muaj të tërë. Qytetarët do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm. Për sa i përket tregut të punës, ajo do të rrisë interesimin e qytetarëve për të dalë në Evropë dhe sipas parashikimeve tona rreth 150 mijë qytetarë vitin e parë do ta lëshojnë Kosovën për të tentuar të gjejnë ndonjë mundësi të punësimit dhe jetese më e mirë”, tha Shahini.

Ai shtoi se tashmë Gjermania ka miratuar një ligj që u mundëson gjithë qytetarëve të Ballkanit punësim dhe qëndrim në këtë shtet. Sipas tij, se kjo do ta varfërojë tregun e punës duke marrë fuqinë punëtore.

“Kjo do të marrë një fuqi të madhe të punëtorëve në gjithë Ballkanin gjë që do të varfërojë tregun e punës në Kosovë, konsumin e përgjithshëm e më shumë edhe taksat por do të kemi edhe më pak votues”, tha ai.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic

Vuçiq tregon se sa forca i ka në kufi me Kosovën

Blerim-Latifi

Ikën cullak n’Serbi (FOTO)

Screenshot_2023-09-30-17-32-39-370-edit_com.facebook.katana

Pilotja amerikane që bombardoi Serbinë për 200 orë rresht

nato-1

Këto janë instrumentet e NATO-s për stopuar Serbinë

IMG_5630

Radojçiq shfaqet në publik, shkon në Ministrinë e Brendshme!

michael roth

Ushtria serbe afër kufirit të Kosovës, ish-ministri gjerman: Ku dreqin është BE-ja?

Screenshot_2023-09-30-13-54-28-023-edit_com.facebook.katana

Ish-eprori i FSK: Kryeministër Kurti mos u bë kaq i lig, shumë i lig

Christopher Hill Kristofer

Ambasada e SHBA-së në Beograd reagon duke shpërndarë njoftimin e Blinkenit

Radojcic vilat pasuria

Gashi: Grupi i Radojçiqit ka mbi 200 prona

INFO

NA NDIQ