Liburn Aliu: Po planifikojmë tren të shpejt në linjën Prishtinë-Fushë Kosovë, si lloj tramvaji

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar mbrëmë se janë duke planifikuar një tren të shpejt që do të transportonte udhëtarët nga Prishtina deri në Fushë Kosovë.

Sipas Aliut, diskutimet për specifikat e këtij projekti mund të fillojë nga ky vit.

“Jemi në diskutim për një transport të ri që ka të bëjë më shumë me transportin e udhëtarëve, nga Prishtina deri në Fushë Kosovë, të bëhet një tren i shpejt që do e shkarkonte trafikun, si lloj tramvaj. Për këtë jemi duke folur edhe me BE-në”, ka thënë Aliu në Kallxo.com.

Aliu nuk e përjashtoi mundësinë që pasi një studimi të fizibilitetit dhe një financimi ky lloj transporti të zgjatej deri në aeroport./Express