Kurti dërgon ministrin Aliu te Ali Ahmeti: Jemi në fazën e marrëveshjes financiare për tunelin në rrugën Tetovë-Prizren

INA
INA

16 Gusht, 2023

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu sot me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti ka realizuar takim me kreun e BDI-së Ali Ahmeti.

Aliu tha se në takim është folur për rrugën Tetovë-Prizren, ndërsa theksoi se autoritetet janë në fazën e marrëveshjes financiare për tunelin që do të duhet të ndërtohet.

“Kjo rrugë tashmë e ka studimin e fizibilitetit që është realizuar nga Maqedonia e Veriut. Jemi në fazën e marrëveshjes financiare për ta realizuar projektin, dizajnin edhe për tunelin e përbashkët dhe pastaj të kalojmë në fazën e realizimit të plot të këtij projekti”, tha ministri Aliu.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ekipet ndërqeveritare merren seriozisht me këtë çështje, që projektimi të mbyllet sa më shpejtë dhe të nis realizimi.

“Rrugët lehtësojnë qarkullimin, qarkullimi mundëson ekonomi më të zhvilluar, më të përparuar dhe besoj që ekipet ndërqeveritare merren seriozisht dhe aktivisht me këtë çështje, që projektimi të përfundojë sa më shpejtë”

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/602174318757584/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-maqedonise-598x330

Aksident i rëndë në fshatin Kamjan. Një i vdekur i moshës 18 vjeçare dhe një i lënduar

Screenshot_2023-10-02-23-10-48-452-edit_com.android.chrome

Aliti: Ahmeti ka biseduar me Kovaçevskin për Ligjin e UÇK-së (video)

Screenshot_2023-10-02-22-04-57-428-edit_com.android.chrome

Gjeneral Lama: Aleksandër Vuçiqi, komandant i paaftë dhe frikacak…

Screenshot_2023-10-02-21-53-18-404-edit_com.android.chrome

DASh: Nuk është e konfirmuar se Serbia i ka tërhequr trupat përreth kufirit me Kosovën

LSDM SDSM

LSDM: Nuk rritet çmimi i energjisë elektrike, nga dhjetori rikthehet tarifa e lirë ditore

bilall kasami

Kasami paralajmëron prurje të reja në Lëvizjen BESA: Bashkohuni në kalanë e shpresës dhe dinjitetit!

universiteti-i-tetoves-UT

Rreth dy mijë studentë të rinj i filluan studimet në njësitë akademike të Universitetit të Tetovës

arber ademi

Ademi: Opozita e bashkuara, zëdhënëse e VMRO-së!

Arbri 05

FNT SkupiFestival Shkup së shpejti do të fillon edicionin e tij të 17 të me radhë

INFO

NA NDIQ