Sot kanë mbërritur liderët e vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për të marrë pjesë në Samitin e nesërm në fokus Plani Për Rritje të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Hristijan Mickoski si nikoqir i takimit sot pasdite ka pritur liderët, duke zhvilluar takime formale.
Nesër në orën 9:30 parashikohet mbërritja dhe pritja zyrtare e liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Në orën 10:00 do të fillojë paneli i parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor
Fjalime hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.
Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat. Për Maqedoninë e Veriut janë të dedikuara 750 milionë euro.(INA)