Liderët botërorë urojnë Kosovën për pavarësi, theksojnë nevojën për marrëveshje me Serbinë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/02/2023

Liderë botërorë, aleatë të Kosovës, kanë uruar për Ditën e Pavarësisë.

Mesazhet, që u dërguan në adresën e shefes së shtetit Vjosa Osmani, përveç urimeve dhe zotimeve për thellime të raporteve, këtë vit kishin theksuar edhe nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në kuadër të planit të BE-së.

Peesidenti amerikan, Joe Biden, thotë se mirëpret faktin e miratimit të propozimit të Bashkimit Europian nga Kosova me “synimin eventual të njohjes reciproke”

“Ne mirëpresim miratimin tuaj për propozimin e BE-së në normalizimin, me synimin eventual të njohjes reciproke, i cili mund të ndihmojë të sigurojë një të ardhme më paqësore dhe më me prosperitet për qytetarët e të dyja vendeve, Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën e Bidenit.

Letra Osmanit i erdhën edhe nga dy shtetet autore të planit të BE-së, Gjermanisë dhe Francës.

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier tha se dialogu me Serbinë, i udhëhequr nga BE, mbetet një sfidë thelbësore për vendin për normalizimin e marrëdhënieve të të dyja vendeve.

“Gatishmëria e të dyja palëve për një bashkëpunim konstruktiv dhe një bashkëjetesë paqësore mbetet esenciale për rrugën drejt BE-së. Në këtë rrugë Ju mund të jeni të sigurt që e keni mbështetjen e Gjermanisë si partnere e besueshme e Kosovës”, thuhet në letrën e urimit të presidentit Steinmeier dërguar Presidentes Osmani.

Ndërkaq, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në letrën e tij ka thënë se Kosova ka përkrahjen e plotë franceze në forcimin e sundimit të ligjit, ndërsa ka bërë thirrje që t’i kushtohet rëndësi rifillimit të diskutimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja.

“Situata e re gjeopolitike e krijuar nga lufta e agresionit rus në Ukrainë ka bërë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin e tij politik, ekonomik dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Kjo është ajo në të cilën jemi fokusuar gjatë presidencës sonë të Këshillit të Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2022. Në këtë drejtim, përshëndes solidaritetin e treguar nga Kosova për pritjen e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas”, ka thënë Presidenti Macron.

Urim erdhi edhe nga shteti italian, që së fundi shtoi përpjekjet për të nxitur Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë marrëveshje.

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella në urimin e tij drejtuar Osmanit i bëri thirrje që urgjentisht të normalizohen raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Konteksti aktual europian e bën gjithnjë e më urgjente arritjen e një normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Uroj sinqerisht që propozimi europian për marrëveshje ndërmjet palëve të mund të pranohet. Kjo është edhe në dobi të perspektivës së Kosovës për integrim europian, të cilën Italia e mbështet bindshëm”, thuhet në urimin e kreut të shtetit italian.

Nga Mbretëria e Bashkuar urimi erdhi nga Mbreti.

Në letrën e Mbretit Charles thuhet se pret me padurim vazhdimin e miqësisë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve.

“Dëshiroj t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë të veçantë për vendin tuaj me rastin e Ditës së Pavarësisë. Pres me padurim vazhdimin e miqësisë së ngrohtë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve tona, gjersa po përballemi me këto kohë sfiduese”, thuhet në letrën e urimit të Mbretit Charles III.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

femijet mergimtare greqi diaspora

Diaspora dhe të pavendosurit vendimtarë për fituesin e zgjedhjeve

taravari arben

Taravari nga Cyrihu: Këto janë zgjedhje historike, garojnë albinizmi me vuçizmin

kurti taravari kasami mexhiti gashi

Albin Kurti deklarohet për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

ragmi mu

Mustafa konfirmon se ka marrë drejtimin e Preshevës, Arifin e quan shpifës

vlen diaspore

Mërgata në Zvicër në mbështetje të VLEN-it

gordana-siljanovska-1392x899

Kandidatja Gordana Silanovska: Nëse ndryshohet Kushtetuta, do të respektoj vendimin

Ministria e Shëndetësisë

Ligji për shërbim të lartë për të ndaluar emërtimet partiake mbetet në harrese

memli

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

rron gjinovci

Rron Gjinovci: Tash “gazetarët” i nxjerrin flokët e veta me këtë deklaratë të Albinit!

INFO

NA NDIQ