Sot darka Ballkanit në Athinë/ Kurti merr pjesë, Mitsotakis nuk fton Ramën, Begaj e refuzon!

INA
INA

21 Gusht, 2023

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së të rajonit sonte do ta të takohen në Megaro Maximos për një darkë informale mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit, me rastin e 20 vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”.

Nisma specifike e kryeministrit grek Mitsotakis shënon rolin udhëheqës që luan Greqia si një shtyllë e stabilitetit, paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe Evropën Juglindore.

Ftesës i janë përgjigjur dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen si dhe kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në darkën e sotme sipas ‘Protothemës’, kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Malit të Zi,Jakov Milatovic, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo, ndërsa lideri i Sllovenisë nuk ka mundur të përgjigjet pozitivisht.

Sipas medias greke, kjo drekë ka si qëllim që kryeministri grek të riafirmojë mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit, e cila bëhet edhe më e rëndësishme në mjedisin e ri të sfidave të krijuara nga pushtimi rus i Ukrainës.

Shqipëria ka qenë e ftuar në nivel presidenti, por siç ka bërë me dije Presidenca, Begaj ka refuzuar pjesëmarrjen për shkak të agjendës së përcaktuar më herët. Mospjesëmarrja e Shqipërisë në darkë, vjen në një kohë kur Tirana dhe Athina zyrtare janë përplasur për çështjen e Fredi Belerit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

daniel server

Daniel Serwer përmend skenarët e rrezikshëm të Serbisë dhe Rusisë

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

greqi policia

Tronditet Selaniku, goditet me thikë një 19-vjeçare shqiptare në një park të qytetit

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

euro

Rriten rrogat në Mal të Zi, ja sa shkon mesatarja

ushtria serbe

REL: Vërehet lëvizja e një kolone ushtarake në jug të Serbisë (FOTO)

Christopher Hill Kristofer

Ambasada e SHBA-së në Beograd reagon duke shpërndarë njoftimin e Blinkenit

kurti-vucic-borel-lajcak

Standard: Perëndimi po ia mban anën Serbisë, çmimin detyrohen ta paguajnë fqinjët

INFO

NA NDIQ