Nuk është në rregull që çështjet dypalëshe ta frenojnë Maqedoninë e Veriut në procesin drejt BE-së, tha në deklaratë për TV21 përfaqësuesja për politikë të jashtme dhe siguri para fillimit të takimit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.
Kryeministri përsëriti se Maqedonia është vendi i vetëm viktimë e çështjeve dypalëshe.
“Pritjet janë që Europa të respektojë parimet europiane, vlerat europiane. Çështjet neutrale janë jashtë procesit të aderimit, ndërsa sillet vendim sipas arritjeve, reformave dhe sipas kritereve të Kopenhagës. Maqedonia është vendi i vetëm viktimë e çështjeve dypalëshe si asnjë vend tjetër që aderon, ka aderuar apo tani do të aderojë”, tha Hristijan Mickoski, krymeinistër.
Liderët nga Londra deri në Kiev; dhe nga Oslo e deri në Ankara, u mblodhën në takim e gjashtë të Komunitetit Politik Europian në temën “Europa e re në një botë të re”. Sfidat e sigurisë dhe vizioni për ardhmërinë e Europës janë në fokus të bisedimeve.
Nikoqiri, Edi Rama, në gjunjë e priti kryeministren italiane, Xhorxha Meloni.
“Këtë e bën që të jetë i lartë sa unë”, theksoi Xhorxha Melloni, Kryeministre e Italisë.
Lufta në Ukrainë është mes temave me prioritet, ndërsa Meloni tha se nuk ka kohë për alternativa të reja, por për këmbëngulje për paqe të pakushtëzuar.
Me ditë të tëra Tirana përgatitej për kryeministra dhe zyrtarë të lartë nga 47 vende të kontinentit europian.
Për akomodim, përkthyes, sigurim dhe gjithë organizimin e samitit janë shpenzuar 2.4 milionë euro.