Liderët evropianë urojnë Kosovën

Picture of Ina Online
Ina Online

17/02/2025

Kosova mesazhe urimi për 17 vjetorin e pavarësisë ka marrë edhe nga presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, duke rikujtuar se shteti i tij, në shkurt të vitit 2008, ishte ndër vendet e para që njohu shtetësinë e saj.

“Gjatë këtyre viteve, kemi thelluar vazhdimisht bashkëpunimin tonë, qoftë në politikat e sigurisë, në reformat për përafrimin me BE-në apo në fushën e politikave të klimës dhe energjisë”, thuhet mes tjerash në urimin e presidentit gjerman.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se “përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet”.

“Franca mbetet një aleate e përkushtuar e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë stabilitetin, zhvillimin dhe perspektivën evropiane të saj”, thuhet në mesazhin e presidentit Macron.

Në mesazhin e presidentit të Italisë, Sergio Mattarella, thuhet se vendi i tij “mbetet një partner i përkushtuar i Kosovës” dhe se ai mbështet “përparimin e saj drejt integrimit euroatlantik dhe fuqizimin e demokracisë dhe stabilitetit në rajon”.

“Jam shumë i kënaqur që shtetet tona ndajnë lidhje kaq të forta dhe pres ta forcojmë më tej miqësinë tonë”, tha në mesazhin e tij të urimit mbreti britanik, Charles III.

Në 17-vjetorin e pavarësisë kujtohet sakrifica e popullit për liri
Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve të tjerë perëndimorë.

Vendi sot njihet nga më shumë se 100 shtete të botës, por nukë është ende anëtar i Kombeve të Bashkuara, apo i organizatave të tjera si Bashkimi Evropian e Këshilli i Evropës.

Për të avancuar drejt integrimit, Kosovës i duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë.

Dy vendet janë në negociata për rreth 14 vjet, por ende larg qëllimit përfundimtar./REL

TË FUNDIT

Ish-ministri Kreshnik Bekteshi merret në bisedë informative për tragjedinë në Koçan?!

Rikthimi i saj nuk i gëzoi të gjithë! Ja sa ndjekës humbi Egli në vetëm 12 orë!

Mickoski: Dyshohet se kompania ka pasur licencë të falsifikuar (video)

Mickoski bisedoi me Rute: NATO mund të aktivizoj sistemin e menaxhimit të fatkeqësive

Ambasadorja Aggeler: Po më thyhet zemra, kam ofruar ndihmë dhe të gjitha burimet e Ambasadës Amerikane

Fetai: Koçani, Tetova, Besa Trans, Durmo Turs, sinonim i korrupsionit që po na vret

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË