Maqedoni/Liderët po i përziejnë letrat e bixhozit dhe po bëjnë “blef”

Picture of INA
INA

09/06/2023

Editorial INA

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski është takuar me liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoski.

Ata kanë biseduar modalitetet për të dalë nga kriza politike dhe eurointegruese, drejtë realizimit të ndryshimeve kushtetuese.

Por, cili mund të jetë konluzioni nga takimi i liderëve maqedonas?

1. Ekziston pëlqimi për ndryshime kushtetuese
2. Një koalicion i gjerë ose qeveri uniteti, por pa BDI-në
3. Vullneti politik për zgjedhje të parakohshme parlamentare
4. Të gjithë janë për BE-në

Cilat janë dallimet mes dy liderëve:

1. Lidhur me ndryshimet kushtetuese:
Kovaçevski sugjeron që të votojnë bashkërisht dhe në dispozitat kalimtare dhe përfundimtare të thuhet se do të vlejnë nga Konferenca e Dytë Ndërqeveritare me BE-në, shkruan agjencia INA.

Mickoski kërkon që amendamentet kushtetuese që do të përfshijnë bullgarët në Kushtetutë të vlejnë në përfundim të procesit negociator me BE-në, pra kur të fillojë ratifikimi në vendet anëtare të BE-së.

2. Për qeverinë e gjerë:

Kovaçevski sugjeron që në të duhet të hyjë edhe VMRO-DPMNE dhe LSDM-ja do t’i lëshojë 5 poste ministrore.

Mickoski pajtohet me hyrjen e mundshme në Qeveri, por pa BDI në të.

3. Për zgjedhje të parakohshme:

Kovaçevski është për zgjedhje të parakohshme pas miratimit të amendamenteve kushtetuese, me një qeveri të gjerë dhe hapjen e një ose dy kapitujve të negociatave për anëtarësim në BE.

Mickoski thotë se nuk mund të kalojnë ndryshime kushtetuese në këtë përbërje parlamentare dhe kërkon zgjedhje të parakohshme menjëherë.

BDI shprehimisht mendon se nëse amendamentet kushtetuese miratohen dhe hyjnë në fuqi menjëherë, do të largohet nga qeveria para zgjedhjeve të reja.

Janë kristalizuar tre opsione për një dalje të mundshme, por kundërshtojnë njëra-tjetrën në pjesën kyçe: nga kur do të vlejnë ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk arrihet marrëveshje për këtë, nuk ka asgjë tjetër.

Një takim i ri nuk është paralajmëruar, por konsultimet me dyer të mbyllura janë të mundshme. Por siç qëndrojnë gjërat tani, ka pak shanse për një kompromis mes këtyre liderëve, nëse një tjetër “udhëheqës” nuk i riorganizon letrat dhe i shpërndan ato. (INA)

TË FUNDIT

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë…

283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni

Mickoski: Në EBA prezantuam mundësitë për investime në Maqedoni

Dimitrievski: Kushdo që bashkëpunon me BDI-në është i papranueshëm për ZNAM-in (VIDEO)

Haradinaj: Sjellja e Vetëvendosjes është rrëshqitje drejt një “grusht shteti”

‘Ancelotti të qëndrojë sa t’i dojë qejfi te Reali’, ish-presidenti i ‘Los Blancos’ votëbeson trajnerin italian

ME TE LEXUARA

1
Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë...
1
283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni
1
Mickoski: Në EBA prezantuam mundësitë për investime në Maqedoni
1
Dimitrievski: Kushdo që bashkëpunon me BDI-në është i papranueshëm për ZNAM-in (VIDEO)
1
Haradinaj: Sjellja e Vetëvendosjes është rrëshqitje drejt një “grusht shteti”

LEXO MË SHUMË