Në prag të thellimit të krizës politike në Kosovë, të gjithë liderët politikë kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani për ditën e enjte. Lajmi u bë i ditur nga këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, i cili tha se pjesëmarrja është konfirmuar nga të gjithë të ftuarit.
Takimi vjen në një moment tensionesh të shtuara ndërmjet pozitës dhe opozitës, dhe synon të hapë rrugën për dialog politik për të dalë nga situata aktuale, ku është bllokuat zgjedhja e kryeparlamentarit. (INA)