Lideri prorus në Maqedoni ‘ndjellë’ luftë

0

Mbrëmë në kuadër të fushatës “Maqedonia bojkoton” Shtabi i krizës kundër referendumit kishte takime në Komunën e Manastirit.

“Përshtypja e përgjithshme nga takimet e popullit maqedonas dhe pjesa më e madhe e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë masovikisht janë për bojkot dhe për mos dalje në referendum dhe nuk e pranojnë marrëveshjen kapitulluese me Greqinë ku fshihen maqedonasit nga harta botërore e kombeve”, kumtojnë nga Shtabi i krizës kundër referendumit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i partisë pro-ruse “Maqedonia e Vetme”, Janko Baçev i cili është pjesë e Shtabit të krizës kundër referendumit i përbërë nga më shumë se 70 organizata bëri thirrje për bojkot dhe mos dalje në referendum dhe në këtë mënyrë, siç tha ai, më 30 shtator do ruajmë Maqedoninë maqedonase.

“Qeveria kukull është e dëshpëruar dhe në panik për shkak se referendumi nuk do të ketë sukses dhe për këtë shkak secilën ditë shpërndajnë gënjeshtra populliste sikur gënjeshtrat e Zaevit i cili thotë se në vendkalimin kufitar në “Tabanoc” presin miliardë eurot nga BE-ja vetëm se duhet të ndryshohet emri dhe ato para do të vijnë në Maqedoni dhe të gjithë do të jemi të pasur dhe të lumtur. Mos ju besoni treshes Zaevi, Sheqerinska dhe Dimitrov për shkak se jeta në Maqedoni erdh vetëm për qeverinë dhe për bizneset e tyre dhe ata duan anëtarësim në NATO për shkak se e dinë se NATO-ja ju garanton të vjedhurën e të gjithë atyre që kryen vjedhje ndaj popullit”, tha Baçev.