Lidhja e barkut të madh me Alzheimerin

Picture of INA
INA

22/11/2023

Dhjami i tepërt në bark është një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare, diabetin e tipit 2 dhe siç del nga një studim i fundit gjithashtu edhe për Alzheimer. Obeziteti abdominal lidhet me ndryshimet në tru që favorizojnë Alzheimerin, 15 vjet përpara fillimit të simptomave të demencës.

Studime të ndryshme në të kaluarën e kanë lidhur obezitetin dhe mbipeshën me kushte si atrofia e trurit (d.m.th. reduktimi i përhershëm i indit të trurit) dhe me një rrezik më të lartë të demencës, por puna e re fokusohet në një lloj specifik të indit dhjamor, yndyrën e brendshme, e cila gjendet brenda dhe rreth organeve të brendshme të barkut.

Studiuesit nga Shoqëria Radiologjike e Amerikës së Veriut, (Radiological Society of North America) të cilët prezantuan zbulimin e tyre gjatë takimit të tyre vjetor, studiuan lidhjen midis këtij lloji të yndyrës dhe parametrave si vëllimi i trurit në MRI, ose prania e depozitave të proteinave beta të amiloideve ose tau të theksuara nga ekzaminimi PET (pozitron emission tomography). Grumbullimet e këtyre dy proteinave janë tipike për fazën fillestare dhe përfundimtare të sëmundjes Alzheimer.

Shkencëtarët përfshinë 54 vullnetarë të shëndetshëm midis moshës 40 dhe 60 vjeç me një indeks mesatar të masës trupore (një parametër që lidh masën trupore dhe lartësinë) prej 32 (obezitet i moderuar ). Vullnetarët iu nënshtruan një vlerësimi MRI të barkut të yndyrës viscerale, përveç skanimeve të trurit të përmendura më sipër.

Njerëzit që kishin një përqindje më të lartë të yndyrës së barkut, sesa yndyra nënlëkurore ose periferike, kishin depozitim më të madh amiloide në rajonin medial të korteksit parietal superior, një nga pjesët e para të trurit të prekur nga patologjia amiloide të Alzheimer. Lidhja ishte më e fortë te meshkujt. Për më tepër, nivelet më të larta të yndyrës së barkut ishin gjithashtu të lidhura në përgjithësi me procese inflamatore më të theksuara në tru.

Ekspertja e neuroimazhit në Universitetin e Uashingtonit në St. Louis dhe autore e studimit Mahsa Dolatshah, deklaroi se: “Sekrecionet inflamatore të prodhuara nga yndyra viscerale ose e barkut – në krahasim me efektet mbrojtëse të yndyrës nënlëkurore, mund të shkaktojnë inflamacion në tru, një mekanizëm kryesor që kontribuon në sëmundjen e Alzheimerit. E gjithë kjo tashmë është e dukshme rreth moshës 50-vjeçare, 15 vjet para fillimit tipik të sëmundjes.

TË FUNDIT
2 ditë
ISHP: Ulje e rasteve të kollës së keqe në Maqedoninë e Veriut
3 ditë
Demiri: Sallat e operacionit në klinikën “Nënë Tereza” janë mbyllur për shkak të problemeve teknike
5 ditë
Covid 19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë, raporti i OBSH-së dhe nevoja për marrëveshjeje mbi sigurinë botërore gjatë pandemive
1 javë
Kosi dhe dobitë shëndetësore të konsumimit të tij
1 javë
Kjo është arsyeja pse duhani po dëmton më shumë gratë

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

Klinika-Infektive-Shkup

ISHP: Ulje e rasteve të kollës së keqe në Maqedoninë e Veriut

ilir demiri

Demiri: Sallat e operacionit në klinikën “Nënë Tereza” janë mbyllur për shkak të problemeve teknike

vaksina-anti-covid-19-scaled-1-1

Covid 19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë, raporti i OBSH-së dhe nevoja për marrëveshjeje mbi sigurinë botërore gjatë pandemive

kosi

Kosi dhe dobitë shëndetësore të konsumimit të tij

cigar-elektronike1

Kjo është arsyeja pse duhani po dëmton më shumë gratë

shalqi

Shalqiri sjell dy të mira për trupin tuaj

spital-780x439-650x358

VIDEO/ Gruas nga Gostivari i thanë mjekët në Gjermani se do të vdes por ajo falë ndihmës suaj, sot 90% i kancerit është zhdukur!

barku obez pesha

Studimi: Obeziteti është shkaku i 32 llojeve të kancerit

ushqim-frigorifer-uri-haje

Ekziston një moment i ditës që nuk duhet të hamë e as të pimë

INFO

NA NDIQ