Lidhja e Bizneseve të Kosovës nderoi Ali Ahmetin (FOTO)

Picture of INA
INA

21/05/2025

Sot, në selinë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, priti në takim një delegacion të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari i saj, Besart Dreshaj së bashku me anëtarët e Bordit Drejtues dhe Sekretarin e Përgjithshëm.

Gjatë këtij takimi, për herë të parë në historinë e saj, Lidhja e Bizneseve të Kosovës ndau një çmim mirënjohjeje për një politikan, z. Ali Ahmeti , duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës, pavarësinë e saj si dhe në forcimin e lidhjeve ndërshqiptare.

Në fjalën e tij gjatë pranimit të çmimit, Kryetari Ahmeti falënderoi për nderimin dhe theksoi se ky vlerësim i përket të gjithë atyre që kanë kontribuar në lirinë, pavarësinë dhe shtetformimin e Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet shqiptarëve në rajon si garanci për paqe, zhvillim dhe integrim euroatlantik si dhe ruajtjen e marëdhënieve të mira me partnerët ndërkombëtarë.

Në takim u diskutuan edhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Kryetari Ahmeti shprehu besimin se Kosova së shpejti do të reflektojë vullnetin e qytetarëve përmes zgjedhjeve, duke formuar institucione që do të jenë të përkushtuara ndaj progresit dhe avansimit të integrimit euroatlantik të Kosovës.

Në fokus ishin edhe zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në respektimin e të drejtave kushtetuese dhe statusit juridik të shqiptarëve të vendosur në marrëveshjen e Ohrit. Kryetari Ahmeti paralajmëroi për rrezikun e politikave anakronike që synojnë margjinalizimin e shqiptarëve dhe instalimin e një vazaliteti institucional, duke theksuar se bashkimi dhe qëndresa janë çelësi për mbrojtjen e të arriturave historike.

Delegacioni nga Kosova dhe përfaqësuesit e BDI-së u pajtuan për rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik ndërmjet dy vendeve, në funksion të një të ardhmeje më të sigurt dhe të konsoliduar për shqiptarët në rajon.

TË FUNDIT

Ministri Maqedonci: 26 vite nga Çlirimi i Kosovës – liria është fituar me gjak, duhet ruajtur çdo ditë

Lëshohet rruga e rikonstruktuar Ohër – Shën Naum! 24.3 kilometra, investim 11.7 milionë euro

Mexhiti: Shkupi, qendër rajonale për tranzicionin energjetik

Arrestimi i nënës, Geti thyen heshtjen në rrjete sociale

Mickoski: Do ketë zgjidhje për Inspektoratin e Gjuhëve, së shpejti sigurojmë dhe Badinterin

Arben Fetai fton në takim strukturat e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË