Lidhja Europiane për Ndryshim: Për 4 vite qeverisje, Artan Grubi investoi 25 milionë euro në aparate të kazinove

Picture of Ina Online
Ina Online

16/01/2024

Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN) sot sërish ka shprehur kritika për kazinot dhe lojrat e fatit, duke akuzuar BDI-në.

“Varfëria po rritet çdo ditë, krimi e korrupsioni lulëzojnë, arsimi po rrënohet, por kazinotë po shtohen. Kjo është politika dyftyrëshe e Artan Grubit dhe BDI-së së Ali Ahmetit. Veprimet e fundit dëshmojnë se armiku kryesor i qytetarëve e veçanti shqiptarëve është politika dyftyrëshe e BDI-së. Me presion të opozitës dhe lëvizjes Anti-Bixhoz, u soll një ligj i cili do të obligojë kazinotë të jenë në një distancë prej shkollave. BDI vrapoi të marrë merita për këtë, se gjoja ka bërë një punë të mirë, por edhe për të tentuar të mbulojë hilenë që ua bën qytetarëve. Për çfarë distance flet BDI-ja, kur pikërisht 30 metra nga këtu ku jemi, një godinë që për vite me rradhë ishte universitet, sot është kazino”, theksoi Fatmir Sabriu nga Lëvizja BESA.

Sipas tij, BDI në opinion shitet se është kundër kazinove, por me ligj mundësoi që në formë online, kazinotë të hyjnë në çdo shtëpi e në telefoni e çdo qytetari.

“Nga ana tjetër, derisa fëmijët në shkolla, me vite të tëra nuk kanë libra, Qeveria e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit, tani me nënshkrimin edhe të Përparim Bajramit për në janar të vitit 2024 në plan të parë kanë vendosur furnizimin edhe të 500 aparateve dhe 500 karrikeve të reja për kazino, si dhe reklama për kazinotë.

Funksionerët e Ali Ahmetit, investimin e parë këtë vit, prej 5 milion eurove e bëjnë për kazinotë, ndërsa nuk ka asnjë dyshim se këto tenderë janë përgatitur për biznesmenët e krimit nga BEOGRADI.

Tani, BDI nuk vepron vetëm nga një institucion siç është LLOTARIA SHTETËRORE, por me dy institucione, siç është edhe NOVO VLT (Nova Drzavna Lotarija ) ku udhëheqës janë Omer Bunjaku, Përparim Bajrami, Artin Spahiu, të tre kurbanët e Artan Grubit.

Nga keto 2 institucione ata po bejnë kërdinë me korupsione, skandale dhe shkatërrimin e shqiptarëve.

Paramendoni, në 4 vite qeverisje, Artan Grubi ka harxhuar 25 milionë euro për aparate të kazinove, ndërsa në vendbanimet shqiptare, nuk po hapen çerdhe e shkolla, nuk po promovohen libra, nuk flitet për teatër dhe kulturë, por po shtohen lotot, kazinotë dhe kumari.

Kjo është BDI e Ali Ahmetit, i cili derisa flet për vepra kombëtare, bashkë me Artanin por shkatërrojnë shoqërinë shqiptare!”, theksoi Sabriu.(INA)

TË FUNDIT

Parisi kërkon ta përfundojë me titull të botës edicionin historik

Kristjan Asllani refuzon Betis, mesfushori kuqezi nuk dëshiron të kalojë në Spanjë

Pioli kthehet në Itali, merr drejtimin e Fiorentinas

Bexheti për mesazhin drejtuar ambasadorëve: Kur dështimi bëhet sistem, shpifja bëhet strategji!

“Bëhen matje nga mjetet toksike në ajrin e Shkupit” – Prokuroria nis hetimin për zjarrin në deponinë në Vizbeg, dyshohet që shkaktua nga materie të rrezikshme

“Hondurasi ngjitet mbi Shqipërinë, Kosova rekord historik” – FIFA publikon renditjen

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË