Lidhja Evropiane për Ndryshim kërkon dorëheqjen e Artan Grubit

ina-online
ina-online

08/11/2023

Derisa me ndryshimet në Kodin Penal, kryetarit aktual të komunës së Strugës, Ramiz Merko, i vjetërohen veprat penale, autoritetet gjyqësore dhe ekzekutive distancohen nga përgjegjësia. Menjëherë pasi Merko u shpall person i padëshiruar nga Departamenti amerikan i shtetit, përfaqësues të Këshillit Gjyqësor vizituan Gjykatën Themelore në Strugë për të kontrolluar nëse dhe çfarë lëshime kanë ndodhur. Kryetari i Këshillit, Sashko Georgievski, sot zbuloi se nuk është gjetur asgjë kontestuese.

“Nga këto raporte nuk ka pasur vërejtje të veçanta lidhur me ndikimet dhe veprimet joligjore nga ana e gjykatësve. Por, cili gjykatës do të thotë – po, unë kam qenë i ndikuar? Shiko, këta janë gjykatës dhe nëse vetë gjykatësit nuk denoncojnë ndikim, është problem për figurën e gjykatësit”, tha Sashko Georgievski – kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Ndërsa zëvendësministrja e drejtësisë Madiq, e cila ka nënshkruar propozim-ndryshimet në Kodin Penal, tani nuk dëshiron të komentojë për pasojat e mundshme.

“Sa i përket vendimeve gjyqësore dhe vendimeve të Prokurorisë Publike, madje edhe vjetërsimi, nuk dua të komentoj sepse nuk e di saktë se për cilat lëndë bëhet fjalë, pse janë vjetërsuar dhe për çfarë arsye”, u shpreh Viktoria Avramovska Madiq- zëvendësministre e drejtësisë.

Departamenti Amerikan i shtetit e vendosi Merkon në listën e zezë për korrupsion dhe ndërhyrje në gjyqësor. Por, siç ka raportuar tashmë Alsat, me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, të gjitha 16 lëndët aktive ndaj Merkos ka gjasa të vjetërsohen. Kjo do të thotë se ai nuk do të paraqitet në Gjykatë për shpërdorim detyre sipas nenit 353, i cili u shfuqizua me ndryshimet. /Alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besim-hoda

Hoda: BDI i ka harruar ushtarët e UÇK-së

Talat Xhaferi3

Talat Xhaferi: Ja deri kur dhe si do të jem si kryeministër

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Janë përgatitur ndryshimet e kodit zgjedhor, Ministria e Drejtësisë jep detaje

evn-fatura

A do të shtrenjtohet rryma pas 1 janarit

INFO

NA NDIQ