Lidhje e Shkrimtarëve Shqiptar të Maqeonisë: Kulturofagët me veshje partiake të policisë letrare -“kulturore”

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/02/2022

Reagim i LSHSHM -së

(Shkak: Shpallja e rezultateve të konkursit për vitin 2022 nga Ministria e Kulturës në R.Maqedonia e Veriut)

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni, është themeluar në vitin 1992 (Tetovë), në fillim si Klub i Shkrimtarëve Shqiptar me kryetar shkrimtarin e mirënjohur shqiptar nga Tetova Murat Isaku, dhe nënkryetar  Kalosh Ҫeliku. Asaj kohe, ende e pa regjistruar si Klub i Shkrimtarëve Shqiptar, e as si Shoqatë e Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni, e cila  me shumë vështirësi mezi arriti të regjistrohet në vitin 1997 me kryetar Dr. Ali Aliun dhe nënkryetar Kalosh Ҫelikun,  Që, më vonë pas dorëheqjes të Dr. Ali Aliut, Kuvendi  zgjedhor me vota të fshehta e zdhodhi për kryetar të Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar Kalosh Ҫelikun, dhe nënkryetar Ramadan Sinanin

Kryetari Kalosh Ҫeliku, pa asnjë denarë në llogarinë rrjedhëse të Shoqatës, arriti në vazhdimësi të organizojë Manifesimin Kulturor Mbarëkombëtar: “DITËT E NAIMIT”, në Tetovë. Vit, edhe kur e pa dritën numri parë i revistës letrare STILI ’97, përkushtuar Naim Frashërit si Organ i Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar në Maqdoni, krah për krahu me pesë libra të anëtarëve të Shoqatës me mjete materiale personale të Kryetarit Kalosh Ҫeliku: Unë bëhem Ajo (poezi) të poetes Radije Hoxha – Dija, Fluturimi mbi Sllupçan (roman për fëmijë i Nahas Sopaj, KUKU (poezi) i Puntorie Muça – Ziba, dhe Projekti i thyer (poezi) nga Shaip Emërllahu. Revisstë letrare dhe libra të cilët, edhe u përuruan  gjatë programit të manifestimit kulturor në vitin 1997 -të  “DITËVE TË NAIMIT”, në Tetovë.

Gjatë Luftës së Kosovës (1998-1999) , egzodit masiv të shqiptarëve dhe pushtimin e Kosovës nga Serbia, në Kampin me refugjatë nga Kosova në fshatin Ҫegran të Gostivarit, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar, gjatë realizimit të programit artistik të Manifestimit Kulturor “DITËT E NAIMIT” në Tetovë, organizoi edhe një Orë Letrare Poetike me poetë refugjatë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, arratisur nëpër qytetet dhe fshatrat e Maqedonisë.

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar në Maqedoni, vite me radhë reagoi ashpër ndaj sakatimit dhe diskriminimit të Kulturës dhe Letësisë Shqiptare në Maqedoni. Edhe pse, reagimet e saj të përvjetshme, edhe sot e kësaj dite si Lidhje e Shkrimtarëve Shqiptar të Maqeonisë, hasin në vesh të shurdhët. Përmëkeq, edhe tek Partitë Politike Shqiptare në pushtet, e gjoja atyre në “opozitën” shqiptare Shkaku, se: vite me radhë, ne shqiptarëve na ngatërrohen nëpër këmbë “shqiptarët e ndershëm” të arratisur nëpër parti politike të “vëllezërve”. Vullneti dhe dëshira e tyre është se, në cilën hale do të përfundojnë bythekrye në gjiriz pas Shtëpisë Publike. Individëve të këtij soji antishqiptar, që Dje, ndërseheshin pas krijuesve kryengritës shqiptar,,dhe Sot: edhe pas institucioneve kulturore shqiptare, nuk duhet zgjatur dorën për shpëtim nga hurdha ku kanë rënë si “patriotë shqiptar”. I mbyturi, po ia zgjete dorën për shpëtim, të tërheq me vete edhe ty në fund të hurdhës. Ligji Natyrës, këtij të “mbyturi” politik, që sipas popullit vetëm tri herë delë mbi sipërfaqe të ujit, nuk duhet zgjatur dorën për shpëtim, por duhet rënë në kokë me grushtë të fundoset në hurdhën e Lumit Malor!

Herë pas here, Ministrisë Kulturës në IRJ të Maqedonisë, Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në Shkup, u ka propozuar nga dy – tri emra të pavarur nga partitë politike për anëtarë komisioni: shkrimtarë e doktorë shkence të letërsisë me një bagazh kulturor e letrar ndërkombëtar, Përsëri, ato kasapë kulturor me mëngët e përveshura deri në bërryla dhe thikat në dorë, pas shpine me përkrahjen edhe të partive politike shqiptare, i kanë rënë çiftelisë me dy tela: haj – haaj- haaaj, gishtat me kajmak. I kanë përcjellur partizanët e tyre me muzika si dikur gjatë ndryshimeve demokratike: PPD -ja Harushën e Malit me djare në luftë kundër fotografisë të Skënderbeut, në një “komedi” të shkruar enkas për heroin kombëtar, fatkeqësisht nga një autor shqiptar. “Komedi” e cila asaj kohe edhe u luajtë në skenën e Dramës Shqiptare, në Shkup. Kohë ajo, kur shumë drama të autorëve shqiptar të publikuara në opinion, edhe sot e kësaj dite nuk mund të vijnë në shprehje edhe pse, janë me tema aktuale shoqërore edhe mbi “vlerat e arrira artistike” të atyre teksteve të arnuara dhunshëm në struken shqiptare arnë përmbi arnë.

Porosia e kundërshtarit politik i “vëllait madh historik – strategjik”, u përcollë në popull: “Arushën e Malit”, duhet zbritur nga Kali i bardhë me një këmbë të thyer, shkaku “çmendurisë” shqiptare, se: e nxorri publikisht në stadiumin e Tetovës shpatën namëmadhe të Skënderbeut, dhe u shpalli luftë “vëllezërve”. Edhe Skënderbeut, kryeheroit legjendar shqiptar. Gjokut me një këmbë të thyeme, tashti e ka radhën t’i hipë pak edhe Kokëshëllunga

Programi kulturor vjetor i shpallur nga Ministria e Kulturës në R. e Maqedonisë Veriut për vitin 2022, vazhdon me avazin e viteve të kaluar pa kritere shkencore e rregulla kulturore – artistike me konflikte interesi personale, politike dhe policore. Kohë, kur themelet e një shoqërie demokratike dhe shteti, janë padyshim: arsimi dhe kultura. Individë të papërgjegjshëm të emëruar nga partitë politike në pushtet dhe Minsitria e Kulturës, qofshin si ministra shqiptar, sekretarë shtetëror apo anëtarë  të komisioneve vlerësuese, jo vetëm që nuk kanë “haber” nga Kultura dhe Letërsia Shqiptare, por në shtëpi nuk kanë furrik pule (një ve), as edhe një libër në gjuhën shqipe. E, në anën tjetër kokë më kokë si gjela deti para maxhatores, marrin guximin të ulen në një tavolinë me anëtarët e komisioneve maqedonase me një bagazh gjoja të pasur “letrar-artistik”. Njëqind kilometra larg dy anëtarëve tjerë me të cilët janë ulur ballë për ballë të vendosin kritere dhe vlera artistike për Kulturën dhe Letërsinë shqiptare në një tavolinë të “vëllazërim-bashkimit”?! Pavetëdije, se: fare nuk e njohin kulturën dhe letërsinë shqipe, e ku më atë maqedonase e botërore. Nuk e kemi këtu fjalën për Gjuhën Shqipe, shtegun e vetëm për të hyrë në Kulturën dhe Letërsinë Shqiptare, matanë kufinjëve politik shqiptaro – shqiptar.

“Vëllezërit”, në mungesë të Don Kishotëve Shqiptar, janë histori më vete: e marrin guximin “luftarak” me këto Sanço Panço shqiptar ta arnojnë arnë përmbi arnë edhe sot e kësaj dite Kulturën dhe Letërsinë Shqiptare të shitur për pak para: një manifestim kulturor, një botim libri nga “Letërsia maqedonase”, një çmim shtetëror për t’i përcjellur këto kalorës të arratisur partiak me pensione shtetërore mes varreve. Mjerisht, kur shumë personalite shqiptar kanë përfunduar nëpër burgje të Goli Otokut, pa vende pune, poste politke e çmime shtetërore.

Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar është themeluese e disa manifestimeve kulturore tradicionalale ndërkombetar: “DITËT E NAIMIT” (Tetovë, 1997), TAKIME NËN RRAP (Shkup, 1997), dhe Ditët e Humorit dhe Satirës: XHA DERALLA (Kërçovë, 1998). Dhe, që deri më sot, LSHSHM –së, i ka publikuar me qindra tituj të librave me poezi, prozë, revistën letrare STILI 97 (60 numra, 2021)), dhe tri Antologji letrare të poetëve pjesmarrës në Manifestimin Tradicional Kulturor Ndërkombëtar: TAKIME NËN RAP. Që, në vitin 1997 të parët e futën vargun shqip në “Bit-Pazar”, në Shkup. Dhe, në vitin 2001,kohë lufte edhe me një autobus me targa TR  me poetë, të cilët lexuaan poezi mes tankave, në Saraj të Shkupit. Ngjarje kulturore poetike, të cilën poeti pjesmarrës në këto Takime Poetike. Visar Zhiti pasi të kthehet në Tiranë, do ta përjetësojë në gazetën DITA (03 nëntor, 2001) me një reportazh emocional nga Shkupi:TË LEXOSH POEZI PRANË TANKEVE”.

Përçudi, ende është hambari i këtyre lakuriqëve të Natës Shqiptare, strukur nëpër hatullat e Ministrisë të Kulturës dhe shtetit të “përbashkët të “vëllazërim-bashkimit”?! Ditën të strehuar nëpër çatitë e Shtëpisë Publike, e natën i sulen nga pusia Kulturës dhe Letërësisë Shqiptare me metodat neokomuniste më të fëlliqura politike të “vëllazërim-bashkimit” të papara deri më sot si Polici – Letrare. Tinëzisht, me vite përpiqen t’i shuajnë Manifestimet Kulturore Tradicionale Ndërkombëtare: TAKIME NËN RRAP XXVI 2021 (Shkup), dhe Ditët e Humorit dhe Satirës: XHA DERALLA.(Kërçovë). Manifestime të kësa natyre dhej karaketeri kulturor, që nuk i ka sot  as edhe vetë pala maqedonase. Revistën letrare STILI ‘97, që erdhi me një zë të ri në Letërsinë Shqiptare të kësaj ane, i menduar dhe realizuar si tribunë e shkrimtarëve shqiptar, por edhe krijuesve dhe artistëve në përgjithësi mbarëkombëtar dhe botëror.

STILI ‘97 në koncepcionin e vet inkoporoi letërsinë, kulturën dhe artin, me përcjelljen e rregulltë të aktiviteteve të LSHSHM -së, përmes krijimtarisë, recensioneve, vështrimeve, tregimeve e të ngjashme. STILI ‘97, që deri më tani e kanë parë dritën 60 numra, 2021, e në radhë të parë është revistë për letërsi dhe në të deri në Ditën e Sotshme, edhe në periudhën e ardhshme, vend qëndror do t’u jepet këtyre përmbajtjeve shqiptare-botërore: kontribute tematike, prezentimi i botimeve (libra, revista, gazeta etj.). Prezentimin e letërsisë botërore, informimin me rrjedhat bashkëkohore tek ne dhe në botë, me theks të veçantë në risitë, kreavitetin dhe aktualen. Revistë letrare, që përherë është e hapur edhe për tema filozofike si dhe për artin, filmin, teatrin etj. përmes teksteve eseistike dhe kritikave e shënimeve përkatëse.

Revista letrare STILI ‘97 deri më tani, disa numra ua ka përkushtuar fytyrave më të ndritura të letërsisë shqiptare: Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Asdreni, Lasgush Poradeci, Fan Noli, Frederik Rreshpja, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Pano Taçi, Teki Dërvishi, Mirko Gashi, Hida Halimi, Flora Brovina, Anton Pashku, Sadudin Gjura, Mehmedali Hoxha, Abdylazis Islami, Murat Isaku, Nexhat Pustina, Resul Shabani, Fadil Bekteshi, Gani Xhafolli etj. E shi, pa fije turpi për çdo vjet, askushi krekoset para kamerave televizive si gjeli majë plehu se, e ka arritur 25 %, -in?! Vërtetë, për mua është çmenduri patologjike – politike  – “kulyurore” shqiptare. Edhe atë, kur publikisht, “vëllezërit” e propagandojnë, se: buxheti kulturor nuk ndahet në proporcione nacionale, por rebublikane.

Mirë themi ne, dhe pajtohemi edhe me këtë demagogji politike “kulturore”, që shqiptarët i ndjek me vite hap pas hapi. Atëherë, pse shqiptarëve ua hudhni një asht në rrugë të mbyten mes veti si qentë andacak në emër të “vëllazërim-bashkimit”, e ju ta rrëmbeni mishin e viçit të palëpi në grazhd të luanit e pulës të Dhelpërës dinake?! Pasuri të përbashkët, që nuk e meritoni si “vëllezër” në shtetin e “përbashkët”.

Vitn (2003), edhe kur u regjistrua Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë të Maqedonisë, duke vazhduar veprimtarinë e saj me revistën letrare STILI ’97, botimin e librave dhe dy Manifestime Kulturore Ndërkombëtare” TAKIME NËN RRAP (poezisë erotike, 1997) në Shkup, dhe Ditët e Humorti e Satirës “XHA DERALLA”, në Kërçovë. Manifestime kulturore poetike,, që nuk i kishte asaj kohe, po edhe sot e kësaj dite, as vetë pala maqedonase. Edhe, pse: e kishte Shtetin dhe pushtetin. Vite, kur: edhe Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në Shkup, ndodhej mes Dy zjarreve: politike – policore – “kulturore”: maqedonase dhe “shqiptare“ me partizanët e tyre partiak si “shqiptarë të ndershëm”, strukur nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët”.

Problemi kryesor, sot nuk qëndron te 25 % -shi i “arritur” nga partizanët e partive politike shqiptare, por te kriteret, rregullat, vlerat e arrira artistike. Gërshërët dhe arshini me të cilin e masin kulturën dhe letërsinë shqiptare. Autorët e përkrahur në këto plan – programe, Shtëpitë botuese, shoqatat e varura e të “pavarura” joqeveritare. Dukuri politike me vite e “vëllazërim-bashkimit”, që haptas bie në sy si cung shelgu i kalbur mes Livadhi para Shtëpisë. Politizimi deri në palcë, Konflikti interestt personal dhe partiak e coptuan Kulturën dhe Letërsisë Shqiptare nëpër vendbanime lokale e katunde, sa herë që ndonjë anëtar komisioni vjen nga gjiti partiak, ose Katundi i tyre. Edhe atë, Katundi Madh që sot për sot i ka mbi 100 shkrimtarë. E, të mos flasim për “kryeqendrën” e kulturës shqiptare.

Padashtas, Sot na e kujtojnë, humoristin e madh shqiptar, Niko Nikolla gjatë një Akademie Përkujtimore për Mehmedali Hoxhën (1997), të organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar, në Strugë, kur mes të tjerave,tha: Nuk jemi popull shqiptar, por popull shkrimtar. Thënje me vend historike,. Sot, gati të gjithë shqiptarët pretendojnë të bëhen shkencëtarë e shkrimtarë. Edhe, atë: kohë, kur sot kemi nevojë më së shumti për bujqër, barinj e tollumbaxhinj ta pushtojmë me “bakllava turke” shtetin e “përbashkët”, mu si dikur Ish Jugosllavinë komuniste. Përditë, shkruajnë e botojnë libra. Kohë kjo, kur sot nuk kemi lexues, në bibliotekë. Përmëkeq, librat e sojit tyre neokomunist përkrahen me të madhe edhe nga Ministria e Kulturës, si partizanë të partive politike. Haptas, refuzohen autorë të mirënjohur shqiptar. Antologjia e poetëve pejsmarrës: TAKIME NËN RRAP XXVII(1977 – 2022).

Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptar në Shkup, moti kohë lakuriqët e natës e kanë pasur dhe e kanë ende halë në sy, jo si konkurencë kulturore e artistike, por si shoqatë “paralele” e shkrimtarëve shqiptar, në Maqedoninë e Veriut. Nateditë me metoda policore – partiake – “kulturore”, përpiqen që ta heshtin, shkaku, se: deri më sot nuk e shtiu për një përdorim në xhep, asnjë parti politike,

Sytë nuk ju shohin matanë derës në lëmë, jo nga ashkëla politike, po nga Shelgu Garroq te pragu i  derës, para Shtëpisë: kultura dhe letërsia maqedonase, shoqatat e tyre të shkrimtarëve të varura e të “pavarurra” qevritare e joqevritare, sesi: përkrahen me programe, manifestime e revista letrare. E shqiptarët, gjithë jetën kakarisin si ajo pula  e Rexhep Hoxhës tek vjersha e  Librit Këndimit tra më tra duke çuditur katundin me 25 % -shin se, e ka bërë një voe, e tjetër hiç. Hë për hë, kur sot shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë popull shumicë me rreth mbi 50 % të banorëve në shtetin e “përbashkët”.

Edhe, këtë vit 2022 me një argat “shqiptar të ndershëm”, ia arritën qëllimit: I refuzuan dhjetë projektet e LSHSHM –së. Shtatë tituj në poezi e prozË, njË revistË letrare STILI ‘97, dhe dy manifestime kulturore tradicionale ndërkombëtar: TAKIME NËN RRAP XXVII, në Shkup, dhe DitËt e humorit dhe satirës XHA DERALLA,, në Kërçovë. Pavetëdije, se: janë me poste politike e emërime të përkohshëm, vetëm për një përdorim, E, artistët e popullit përgjithmonë, edhe pas vekjes..

Tekefundit, Sot: nëse, nuk dimë të udhëheqim politikë madhore shqiptare, koha është, së paku t’i dalim zot Arsimt, Kulturës dhe Letërsisë shqiptare!…

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Zgjedhje votime vota Maqedoni

Disa nga rezultatet jo zyrtare nga rajoni i Tetovës

arber

Ademi: Sot populli foli

Bilall Kasami

Kasami: Dalja e votuesve e lartë, po tregohet vendosmëri për ndryshim

vlen

VLEN: Në Likovë vjedhje masive të votave, mbushje dhe treni bullgar

MPB-policia-maqedonise

Arrestohen pesë persona, fotografuan fletëvotimet

kumanove hotel kristal

Mbyllet vendvotimi 1075 në Gjimnazin e Kumanovës

likov

Procesi në Likovë po zhvillohet pa pengesa. Fetai: Në zonat rurale fluksi më i madh është pas orës 15

Zgjedhje votime vota Maqedoni

KSHZ: 35.89 % votuan deri në ora 15:00

Screenshot_2024-04-24-16-05-49-430_com.facebook.katana-edit

Shefik Bajrami shkel rëndë urdhrat e Ministrisë së Brendhsme, nxjerr nga shtabi i SPB – Tetovë policët e deleguar për të qenë pjesë të shtabit

INFO

NA NDIQ