Komuna e Kumanovës njoftoi se dje në ankand publik i ka shitur tokë zinxhirit tregtar “Liddle” për ndërtimin e qendrës logjistike.
Procedura për tjetërsimin e tokës ndërtimore është realizuar me ankand publik elektronik, për G4-magazina dhe magazina në lokacionin në zonën e re zhvillimore industriale në Kojnare të Epërme, përcjell INA.
Për ankand publik ishin regjistruar tri kompani, ndërsa ofertuesi më i favorshëm me çmimin më të lartë të ofruar ka qenë kompania DTM LIDL Maqedonia e Veriut DOOEL me seli në Shkup. Oferta më e favorshme është 1906 denarë për 1m2, ose gjithsej 170.996m2 (~17ha) është 325.920.015,00 denarë (~5,3 milionë euro).
“Pas përfundimit të procedurës administrative për përzgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm dhe pas plotësimit të të gjitha kushteve të parapara në thirrjen publike, prona do të kalojë në pronësi të ofertuesit më të favorshëm, pas së cilës do të vijojë realizimi i investimit”, njoftoi Komuna e Kumanovës.(INA)