LiFiMax përdor dritën për të shpërndarë internet wireless

0

Mesatarisht mund të transmetojë mes 40Mbps deri në 100Mbps. LiFiMax do të fillojë nga 900 dollarë kur të dalë në shitje.
LiFiMax përdor dritën për të shpërndarë internet wireless
Duke përdorur dritën në vend të valëve Wi-Fi së shpejti mund të shndërrohet në një standard nëse Oledcomm e bën siç duhet. Në CES 2019 kompania Franceze prezantoi një llampë LiFiMax. Ajo shpërndan internet përmes valëve të dritës tek 16 përdorues njëherazi me shpejtësi 100Mbps.

Ajo është një përmirësim i modelit ekzistues MyLiFi i cili kishte shpejtësi maksimale 23Mbps.

LiFiMax është rezultat i një pune 10 vjeçare kërkimi tha presidenti i Oledcomm.

Për ata që nuk kanë dëgjuar rreth Li-Fi, Light Fidelity, është një teknologji alternative konvencionale wireless. Ajo përdor dritat infra të kuqe dhe ultraviolet për të transmetuar të dhëna.

Mesatarisht mund të transmetojë mes 40Mbps deri në 100Mbps. LiFiMax do të fillojë nga 900 dollarë kur të dalë në shitje. /PCWorld Albanian