Liga e Kampionëve, sot mësohen dy gjysmëfinalistët e fundit

Picture of designer@fetishimedia.ch

19/04/2023

Liga e Kampionëve vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të fazës çerekfinale, ku edhe do të mësojmë dy skuadrat të cilat sigurojnë biletat e fundit drejt gjysmëfinales.

Të dy përballjet do të zhvillohen me fillim nga ora 21:00, ku e gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “Allianz Arena” ku do të luhet derbi mes Bayern Munichut dhe Manchester Cityt, raporton KosovaPress.

Kampioni anglez veçse është me një këmbë në gjysmëfinale pasi që në ndeshjen e parë e mposhti Bayernin me rezultat bindës 3:0, por që gjiganti gjerman do të tentojë ta përmbysë këtë epërsi me çdo kusht, andaj pritet që kjo përballje të jetë tejet interesante.

Po ashtu, krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër tejet interesante mes Interit dhe skuadrës së Benficas.

“Nerazzurët” konsiderohen favorit për të kaluar tutje pasi që kanë epërsi prej dy golave nga ndeshja e parë, të cilën e fituan si mysafirë në Portugali.

Ndeshjet e sotme:

21:00 Bayern Munich – Manchester City (Stadiumi Allianz Arena)

21:00 Inter – Benfica (Stadiumi Giuesppe Meazza)

TË FUNDIT

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

Ndërron jetë 17-vjeçari nga Shkupi që u godit nga rryma!

Luizi publikon këngën e re: A ke zemër

Familjarët e Eglit kanë dy fjalë për Gjestin

Leo Gashi thotë se “Gjesti ka puls”: Një mbështetje e fortë pas daljes nga Big Brother

Zgjedhjet në Kosovë/ Shkupjania e “Koalicionit për familjen” që pretendon postin e deputetes!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË